E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e dyfishtë në Shkodër, arrest me burg për 25-vjeçarin

Gjykata e shkallës së parë në Shkoder ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg, për Leonard Nikën, 25-vjeçarin qe auzohet si bashkëautor në vrasjen e babë e bir, Frederik e Jurgen Marku pasdrekën e 30 gushtit, në derën hyrëse të maternitetit të Shkodrës. Vetë Leonard Nika nuk e ka pranuar krimin, ndërsa avokati mbrojtës i tij, Isuf Lika i kërkoi trupit gjykues të shpallë të pavlefshëm masën e sigurise me pretendimin se nuk ka prova që implikojnë 25-vjeçarin në këtë vrasje të dyfishtë. Ndërsa prokurori i çështjes Ermir Lelçaj, ka deklaruar se prokuroria ka prova të mjaftueshme të disponuara nga dëshmitarët okularë, se 25-vjeçari ështeë një ndër bashkëautorët e krimit, ndërsa ka kërkuar arrest me burg 20 ditor për të siguruar prova shtesë deri në zhvillimin e seancave gjyqësore. Gjykatësi i çështjes Albano Çepeli, pasi ka dëgjuar pretendimet e të dyja palëve, ka vendosur masën e sigurise arrest me burg 15 ditor, si afat të mjaftueshëm për sigurimin e provave shtesë. Leonard Nika, u arrestua vetëm 24 orë pas krimit nga unifromat blu të Shkodrës, pasi akuzohej për bashkëfajësi në vrasjen e babë e bir të familjes Marku, ndërkohë ka shpallur në kërkim edhe 3 persona të tjerë, identitetin e të cilëve nuk e bën të ditur për arsye të hetimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›