E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis shkolla, 56 mije femije per here te pare ne banka Luljeta Ndoka

Qindra e mijera nxenes do te ulen sot ne bankat e shkolles. Dikush do te ulet per here te pare, e te tjere e kane provuar kete ndjesi ne vitet e meparshme. Por, pavaresisht kesaj, emocionet per te dyja kategorite jane mjaft te medha. Jo vetem nxenesit, por edhe prinderit e tyre, e madje edhe mesuesit jane mjaft te emocionuar. Ata shprehen se cdo dite e pare e nje vitit te ri shkollor, ka vecantite e veta, te ndryshme nga viti ne vit. Me rastin e fillimit te vitit te ri shkollor, ministri i Arsimit Myqerem Tafaj i ka uruar te gjithe nxenesit qe te kene nje vit sa me te mbare, ndersa ka perseritur edhe nje here premtimin per rritje te cilesise se mesimdhenies.

Nxenesit

Sipas statistikave te Ministrise se Arsimit dhe Shkences, numri i femijeve qe pritet te ulen per here te pare ne bankat e shkolles eshte rreth 56 mije. Ndersa numri i nxenesve qe jane ne klasa te tjera, nga e dyta, deri ne te dymbedhjeten eshte rreth 570 mije. Pjesa me e madhe e prinderve, mesohet t'i kene terhequr tekstet shkollore, ndersa pjesa tjeter do t'i terheqe ne ditet ne vijim. Te gjithe nxenesit qe ulen ne bankat e shkolles, do ta vazhdojne sot formalisht mesimin, duke qene se do te jete dita e pare e shkolles. Ata do te mblidhen, do te kendojne himnin dhe me pas do te sistemohen neper klasat dhe bankat ku jane caktuar. Ky proces pritet te shkaktoje jo pak kaos, ashtu si edhe cdo fillimvit tjeter shkollor. Sipas vendimit te Ministrise se Arsimit, per shkollat 9-vjecare te sistemit arsimor parauniversitar, semestri i pare do te nise me 12 shtator 2011 dhe do te perfundoje me 27 janar 2012, ndersa semestri i dyte do te filloje me 30 janar te vitit 2012 dhe do te mbaroje me 6 qershor 2012. Per te gjithe sistemin e arsimit baze parauniversitar ne Shqiperi viti shkollor do te perfundoje me date 6 qershor te vitit 2012.

Tafaj

Urimi i pare i ministrit te Arsimit dhe Shkences u eshte adresuar nxenesve qe ulen per here te pare ne bankat e shkolles. per nxenesit qe ulen per here te pare ne bankat e shkolles. Ndersa ai ka uruar edhe nxenesit e klasave te tjera dhe prinderit e tyre, duke i siguruar se do te gjejne mjedise me te mira ne shkolla, nje klime shume miqesore dhe mesimdhenes shume me te perkushtuar e te kualifikuar. Me pas, ai ka uruar edhe mesuesit, duke u shprehur mirenjohjen per perkushtimin dhe punen e palodhur ne edukimin e nxenesve. "Shpallja e profesionit te mesuesise si profesion i rregulluar do te ndikoje ne rritjen e metejshme te prestigjit te ketij profesioni ne shoqerine tone dhe ne pergatitjen e brezave te rinj te mesuesve ne nivele te aferta me ato te vendeve te zhvilluara", tha Tafaj. "Arsim cilesor per te gjithe' eshte sfida jone. Te gjitha programet dhe projektet e MASh-it synojne rritjen e cilesise. Ne kete vit shkollor, ne kuader te vleresimit internacional PISA 2013, sistemi yne i arsimit baze do te vleresohet per matematiken", vijoi ministri i Arsimit.

Pergatitoret

Ministri i Arsimit theksoi ambicien qe mbi 80 per qind e femijeve 5-vjecare te vijojne nje vit parapergatitor, pra t'u nenshtrohen mesimeve ne klasat pergatitore. Kete vit pritet te hapen edhe 200 klasa te reja pergatitore, qe do te rrisin nivelin e arsimit baze.

Braktisja

Ministria e Arsimit synon te arrije "braktisjen zero" te arsimit te detyruar. Sipas ministrit Tafaj, thithja e nxenesve te komunitetit rom eshte paresore per te rritur shanset e tyre ne jete dhe per integrimin e plote ne shoqeri, ndaj atyre do u jepen tekste falas.

Nxenesit

56 mije femije pritet te ulen per here te pare ne banka

570 mije te tjere do te ndjekin shkollen nga klasa e 2-te deri ne te 12-en

3 mije nxenes rome pritet te ulen sivjet ne banka

Shkollat

4540 institucione arsimore parauniversitare jane gjithsej ne vendin tone

2340 nga keto, jane kopshte femijesh

1815 shkolla fillore e 9-vjecare

530 shkolla te mesme, te pergjithshme e profesionale.

Mesues

29 500 numri total i mesuesve ne shkollat e vendit

19 500 nga keta, japin mesim ne shkollat e fshatit

10 mije japin mesim ne shkollat e qytetit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›