E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e gruas, hetimi fokusohet tek ADN e agresorit të dytë

Pasditen e së shtunës, pas një operacioni të mirëkoordinuar dhe të mbështetur në analiza të pakundërshtueshme ADN-jë, blutë e kryeqyetit prangosën 20-vjeçarin Aldo Hoxha.

Policia arriti te i dyshuari pasi ekspertet kriminalistë, fiksuan në vendin e krimit pasditen e 7 gushtit kur u masakrua 38-vjeçarja Fatbardha Tafa, prova shkencore  që ngrenë dyshime të pakundërshtueshme për autorësinë e tij. Të njëtat burime saktësojnë se mbeten pak orë deri në arrestimin e bashkëpunëtorit të Aldo Hoxhës.

Policia po përdor disa metoda përfshirë edhe atë të përjashtimit për të ngushtuar numrin e personave të dyshuar për vrasjen. Krahas metodave speciale të hetimit, në themel të punës së hetuesve mbeten analizat shkencore, përfshirë materialet e ADN-së dhe gjurmët e gishtave. Ndonëse 20-vjeçari i arrestuar si autor i vrasjes, para hetuesve ka ngritur alibinë se ndodhej në banesë kur ka ndodh vrasja, ekspertët thonë se materiali i tij gjenetik e lidh atë me vendin e krimit.

Grupi i hetimit dyshon se të paktën kanë qënë dy persona të përfshirë drejtpërdrejt në krim, por hetimet jane shtrirë edhe më tej, për një grup përsonash që kryejnë vjedhje me armë. Në 7 gusht, në afërsi të fushës së aviacionit në Tiranë, u masakrua me thikë në sy të fëmijëve, 38-vjeçarja Fatbardha Tafa, ndërsa mbeti e plagosur motra e saj. Ato u sulmuan nga 2 të rinj, gjatë një tentative për tu grabitur. /AS/Star/

                                                                                             2012-08-13 17:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›