Lika: Punova me Gazideden, s’do ta keqpërdor SHISH-in

Angazhimi publik i Likës i bëhet i ditur opinionit publik nëpërmjet faqes zyrtare në internet të SHISH-it, ku për herë të parë ai pohon edhe atë pjesë të së kaluarës së tij profesionale, për të cilën anatemohet nga opozita: Detyrën e ish-shefit të Kundërzbulimit shqiptar në periudhën kur SHIK-u drejtohej nga gjenerali famëkeq, Bashkim Gazidede.
Lika sqaron se funksionin e Drejtorit të Shërbimit të Jashtëm në SHIK e ka mbajtur nga Shtatori i vitit 1994 deri në Korrik të 1997-ës. Një fakt interesant që ai risjell për publikun është gjithashtu edhe karriera e tij e shkurtër si diplomat. Në periudhën Maj 1993 – Gusht 1994, shefi aktual i SHISH-it rezulton të ketë punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, respektivisht në detyrën e Sekretarit të Parë të ambasadës shqiptare në Riad të Arabisë Saudite. Të dyja këto fakte pohohen prej tij për herë të parë.
Në CV-në zyrtare të publikuar në faqen e Këshillit të Ministrave dhe në atë të Ministrisë së Inovacionit dhe Teknologjisë, ku deri në datën 9 gusht ai ushtroi funksionin e zv/ministrit, këto të dhëna “janë fshirë”. Madje janë edhe kontradiktore, në rastin kur në CV-në e publikuar nga qeveria thuhet se nga Maji i vitit 1993 deri në Qershor të 1997-ës, Visho Ajazi Lika ka ushtruar detyrën e diplomatit dhe drejtorit në Ministrinë e Punëve të Jashtme. /Start/GSH/
2012-08-14 08:41