E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen makinat, aksidentohet kreu i Bashkisë, Shkodër

SHKODER-Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Lorenc Luka u plagos sot paradite si pasojë e një aksidenti automoblistik në Lezhë. Burime lokale nga policia e Shkodrës bënë të ditur se aksidenti ndodhi në kryqëzimin e lumit të Gjadrit në Lezhë. Sipas të njëjtave burime, makina e Lukës është përplasur me një automjte tjetër, por fatmirësisht askush nuk ka pësuar dëmtime të rënda. Kryebashkiaku i Shkodrës, Luka ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Polciia ka nisur hetimet për shkaqet e mundshme të aksidentit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›