Vrasja me gurë në Paskuqan, kapet njëri nga dy autorët, Shukri Damzi
TIRANE - Arrestohet i dyshuari për vrasjen e të riut Ervis Capaj, dy javë pas ekzekutimit të ndodhur në periferi të Tiranës.
Shukri Damzi, 29 vjeç, ka rënë në prangat e policisë së Tiranës dhe efektivave të Komisariatit nr.4. Ai është arrestuar nga policia e Kamzës, në banesën e tij në Paskuqan, ndërsa më pas i është dorëzuar Zyrës së Hetimit të Vrasjeve. Policia e Tiranës konfirmoi se Shukri Damzi, ishte kapur pas marrjes së informacioneve se, ai ishte kthyer në banesën e tij për të takuar të afërmit. Pas mbërritjes së të dhënave operative tek agjentët e policisë, këta të fundit kanë kryer kontrollin e banesës së të kërkuarit në Paskuqan. I dyshuari është arrestuar pa bërë rezistencë ndaj policisë, e cila kishte negociuar me të afërmit dhe me familjen që ai të vetëdorëzohej. Të njëjtin veprim policia ka kryer edhe ndaj të kërkuarit tjetër për të njëjtin krim, Arben Doçi, i cili ende nuk është arrestuar edhe pas negociatave me policinë. Pas ndalimit të Shukri Damzit, blutë e Kamzës kanë pyetur paraprakisht të dyshuarin për ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Paskuqan, ku ai bashkë me një person tjetër akuzohet se ka vrarë me mjete të forta të riun Ervis Capaj. Sipas hetuesve, i arrestuari është munduar t'i shmanget përgjegjësisë së drejtpërdrejtë, në autorësinë e krimit të ndodhur dy javë më parë. Mësohet se Shukri Damzi, ka pretenduar se viktima i kishte fyer dhe provokuar atë dhe Arben Doçin, pasi më parë mjetet e tyre ishin gërvishtur në kohën kur po këmbeheshin në rrugë. Më pas Shukri Damzi, është dërguar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku edhe është marrë në pyetje nga specialistët përkatës. Atje hetuesit e zyrës së vrasjeve, i kanë komunikuar 29-vjeçarit, akuzën e vrasjes në bashkëpunim për motive të dobëta dhe me mjete të forta dhe të mprehta të Ervis Capes. Bashkë me të, policia ka identifikuar si autor të krimit dhe ka shpallur në kërkim, Arben Doçin 27 vjeç, banues në Paskuqan. Të dy këta persona akuzohen se kanë vrarë me mjete të forta, Ervis Capen, në afërsi të një furre buke në qendër të Paskuqanit. Ngjarja ndodhi pasditen e 19 korrikut, kur Ervis Capja, sapo kishte lënë të fejuarën e tij, në shtëpinë e saj në Paskuqan dhe po kthehej për në shtëpinë e tij në Allias. Rrugës, ai është shkëmbyer me një makinë tjetër, me të cilin udhëtonin Arben Doçi e Shukri Damzi. Mjetet e tyre sipas policisë janë fërkuar dhe janë gërvishtur, duke pësuar dëmtime të lehta. Pasi janë grindur me fjalë dhe janë fyer, të dy djemtë, kanë zbritur nga makina e tyre dhe janë drejtuar tek Ervis Capja. Të dy ata kanë nisur të godasin me grushte dhe gurë si dhe me një kaçavidë në fytyrë 27-vjeçarin nga Alliasi. Ky i fundit ka marrë plagë të rënda në kokë dhe në fytyrë, duke mbetur për minuta të tëra në vendin e ngjarjes ku edhe humbi jetën. Tentativa për ta dërguar në spital ishte e kotë për shkak të dëmtimeve serioze që pësoi viktima. Pas ngjarjes, policia e Tiranës identifikoi dhe shpalli në kërkim dy të dyshuarit, Shukri Damzi dhe Arben Doçi, si autorë të mundshëm të krimit. d.b