Tiranë, gjendet i vetëvarur 20-vjeçari
TIRANE - Një 20-vjeçar, ende i paidentifikuar është gjetur i vetëvarur pasditen e djeshme në një bodrum në rrugën "Karl Gega", në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, kur një banues në këtë zonë, ka lajmëruar policinë e kryeqytetit, se një person gjendej i vdekur në një bodrum në rrugën "Karl Gega". Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se, një i riu në moshë kishte varur veten në një pjesë bodrumi të një godine të vjetër. Punonjësit e policisë kanë zgjidhur trupin e viktimës dhe kanë nisur këqyrjen dhe hetimin e ngjarjes. Nga veprimet hetimore të kryera, policia ka administruar një kabllo elektrik, që dyshohet se është përdorur nga viktima. Ekspertët e policisë dhe mjekët ligjorë, kanë konstatuar se viktima ka ndërruar jetë në për shkak të mbytjes nga asfiksia mekanike, duke iu shtrënguar litari në fyt, çka i ka bllokuar frymëmarrjen. Rreth qafës së viktimës, policia ka vënë re një kanal të krijuar nga shtrëngimi i telit në fyt. Ndërkaq, mjekët kanë konfirmuar për policinë se 20-vjeçari, ka pasur këputje të qafës, e cila së bashku me shtrëngimin në fyt, i kanë shkaktuar vdekjen. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vetëvrasjes, ndërsa më parë ajo duhet të zbardhë identitetin ende të panjohur të viktimës. Në Komisariatin e policisë nr.3, janë shoqëruar disa persona në cilësinë e dëshmitarëve. d.b