Vrasja në Tiranë, prangoset bashkëpunëtori i Qefalisë
Sipas burimeve zyrtare të policisë së Tiranës, shtetasi Lusha pas ngjarjes ndihmoi dhe transportoi autorin e dyshuar të krimit, shtetasin Bashkim Qefalia, duke e fshehur me qëllim nga forcat e Policisë. Dy ditë më parë, pas një grindje të castit u qëllua për vdekje me armë zjarri 25-vjeçari Artan Allushi dhe u plagosën shtetasit Kujtim dhe Nertil Allushi, respektivisht 50 dhe 22 vjeç.
Policia ka vënë në dispozicion shumën e parave prej 500.000 lekë shpërblim për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, Bashkim Qefalia, i cili tashmë është identifikuar. Në çdo rast policia njofton se do të ruhet anonimati duke telefonuar në numrat 069 41 11 021 si dhe në numrin telefonik pa pagesë 129.