Vrasja në Shkodër, atentatorët ngatërruan person

Në kërkim 2 vëllezërit Baka
Ngjashmëria në veshje por dhe në paraqitje me objektivin e vrasësve i ka marrë jetën 41- vjeçarit Nadir Quku. Ky ka qenë konkluzioni i Drejtorisë së Policisë së Shkodrës, pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes së ndodhur mesnatën e së hënës, në një lokal tek Dugajët e Reja në rrugën pedonale të Shkodrës. Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se tashmë janë identifikuar dhe autorët e ngjarjes, të cilët dyshohet se janë vëllezërit Ilir dhe Basri Baba, përkatësisht 38 dhe 30 vjeç, lindur e banues në fshatin Mjedë të bashkisë Vau i Dejës në Shkodër. Të njëjtat burime shtuan se autorët e dyshuar janë shpallur në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre. Sipas policisë, Nadir Quku, 41 vjeçari që u vra në orët e vona të së hënës në qytetin e Shkodrës nuk ka qenë shënjestra e atentatit, por plumbat e kanë goditur aksidentalisht në vend të një personi tjetër të planifikuar nga autorët e krimit. Viktima është ndodhur rastësisht në të njëjtin lokal ku ishin dhe persona të tjerë, ndërsa ngjashmëria fizike dhe në veshje me personin që do qëllohej ka qenë fatale për të, duke gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së diel, në orën 22:20 tek një lokal tek Dugajët e Reja në rrugën pedonale. Mësohet se dy vëllezërit Baba kanë një lokal disko rreth 100m larg vendit të ngjarjes. Pikërisht në këtë lokal, që shërben dhe si lokal nate, një natë më parë, pra të dielën në mbrëmje vëllezërit Baba janë konfliktuar me shtetasin N. Harusha dhe i kanë kërkuar atij të mos vinte më në atë lokal. Të hënën përsëri ka patur një konflikt mes tyre dhe N. Harusha është larguar nga diskoja dhe ka shkuar tek lokali ku dhe ndodhi ngjarja. Aty kanë qenë dhe persona të tjerë, mes të cilëve dhe viktima Quku. Dy vëllezërit Baba, kanë shkuar tek lokali ku kishin dijeni që ndodhej N. Harusha dhe nga jashtë kanë qëlluar brenda. Ngjashmëria fizike dhe në rroba mes Harushës dhe Qukut kanë bërë që plumbat të kapin këtë të fundit. Me të dëgjuar të shtënat e armëve, personat e tjerë në vendngjarje janë larguar të tmerruar nga lokali. Edhe N. Harusha është larguar me shpejtësi prej aty, duke mos mundur të marrë as mjetin e tij që ndodhej aty pranë. Mësohet se pas ngjarjes ai ka deklaruar në polici se kishte patur konflikt me dy vëllezërit nga Mjeda dhe se ato kishin dashur ta vrisnin, madje kishin qëlluar për ta vrarë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 8 gëzhoja pistolete model 54 dhe tre gëzhoja pistolete model 56. ndërkaq, dyshohet se njëra prej armëve ka patur silenciator. Viktima, baba i dy vajzave të mitura, nuk ka patur asnjëherë konflikt me ndonjë person dhe rastësisht ka shkuar në lokal. Ai është përcjellë dje për në banesën e fundit. Ndërsa autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, mësohet se janë djemtë e kryetarit të Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Vaut Dejës, Myftar Baba. Akuza e ngritur për to është "Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim", "Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim" dhe "Armëmbajtje pa leje".