E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Shkodër, policia identifikon autorët

Policia e Shkodrës ka dhënë detajet lidhur me ekzekutimin e shtetasit Frederik Marku dhe plagosjen rëndë të djalit të tij Jurgen Marku mbasditen e se enjtes në lagjen "Skënderbeg", pranë Spitalit Rajonal Shkodër.
 

“Sot me datë 30.08.2012, rreth orës 16:10, në lagjen "Skënderbeg", të qytetit Shkodër, pikërisht pranë Spitalit Rajonal Shkodër, është vrarë me armë zjarri pistoletë, shtetasi Frederik Marku, 46 vjec si dhe është plagosur djali i tij J. Marku, 22 vjec, të dy këta shtetas banues në Theth, Dukagjin.
 

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, të cilët në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, kanë ngritur një grup të posacëm hetimor, për zbardhjen plotë të ngjarjes në fjalë. Nga veprimet e para hetimore, u bë e mundur zbulimi dhe identifikimi i autorëve të krimit, gjeneralitet e të cilëve për arsye hetimi nuk bëhen të ditura.
Paraprakisht mësohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti, të mëparshëm, për motive të dobëta, mes familjes Marku dhe autorëve të ngjarjes.
 

Aktulisht nga forcat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Shkodër, është organizuar një operacion i mirëfilltë policor dhe po punohet intensivisht për kapjen e autorëve, për të cilët është bërë dhe shpallja në kërkim. Në lidhje me këtë ngjarje po kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore e proceduriale dhe materialet në ngarkim të autorëve të krimit, do i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër” thuhet në njoftimin e lëshuar nga blutë e Shkodrës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›