Vrasja në Tiranë, policia gjen autorin të fshehur në një banesë në Kinostudio

Tiranë, 1 shkurt NOA Përfundon në qeli
autori i dyshuar i vrasjes së 31-vjeçarit Armando Hasani.
Forca të shumta të policisë së Tiranës për
gjatë gjithë mbrëmjes së të dielës u angazhua për identifikimin dhe
arrestimin e autorit të krimit që tronditi dje pasdite kryeqytetin.
Pas disa orë kërkimesh policia mundi të
prangoste autorin e vrasjes i cili dyshohet të jetë Albert Gashi 35-vjeç.
Gashi dyshohet se i ka zënë pritë dje rreth
orës 17:30, 31-vjeçarit Armando Hasani në rrugën e Porcelanit në afërsi të
ish Profarmës në Tiranë, me qëllim ekzekutimin e tij.
Sapo ka parë Hasanin, autori ka zbrazur mbi të
një mori plumbash duke e lënë të vdekur në vend.
Policia e sinjalizuar për ngjarjen mbërriti
menjëherë për të sqaruar rrethanat e krimit.
Pas hetimeve të para policia identifikoi
autorin e dyshuar të vrasjes i cili u kap në mesnatë, në një banesë në afërsi
të Kinostudios në Tiranë.
Burime zyrtare nga policia thanë se dyshohet që, motiv i kësaj ngjarje të jetë
një konflikt familjar, mbi lidhjen martesore të viktimës, i cili kishte për
bashkëshorte mbesën e autorit.
Policia
sekuestroi armën e krimit ndërsa i komunikoi 35-vjeçarit arrestimin për veprat penale të Vrasjes me dashje dhe të Mbajtjes
pa leje të armëve e municioneve luftarake.
k.k/NOA