Pogradec, vritet te depot e armëve fëmija 13-vjeçar

Pogradec, 1 shkurt NOA Gjendet i vdekur një
fëmijë i moshës 13-vjeç pranë depove të armatimit në Vërdovë të Pogradecit.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme kur një 13-vjeçar
ka qenë duke luajtuar me një moshatarin e tij pranë depove të armatimit.
Dyshohet se i mituri është vrarë aksidentalisht
teksa luante me shokun e tij.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje
ku ndodhet aktualisht për të zbardhur rrethanat e vdekjes së fëmijës.
Policia dyshon se 13-vjeçari është vrarë
aksidentalisht por ende nuk la lëshuar një version zyrtar, ndërsa shtoi se po
vazhdon hetimet.
k.k/NOA