E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë, punon arat e tij dhe më pas jep shpirt rrugës për në shtëpi

Krujë, 1 shkurt NOA Po kthehej në banesën e
tij pas një dite të lodhshme pune në tokat e tij, por nuk ka mundur të mbërrijë
gjallë.

Ramazan Kullai 70-vjeç lindur e banues në Krujë
edhe pse në moshë të thyer nuk hezitonte të jepte kontributin e tij për të
punuar tokat.

Kështu edhe dje ka shkuar në arat e tij dhe
pasi ka punuar është kthyer për në shtëpi.

Por gjatë rrugës, i moshuari ka rënë në tokë
duke mos u ngritur dot sërish.

Kalimtarët e rastit i janë afruar për ti dhënë
ndihmën e parë por ka qenë e kotë pasi Kullai kishte dhënë shpirt.

Për vdekjen e të moshuarit është lajmëruar
policia e cila nisi menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat.

Pas hetimeve të para rezultoi se Ramazan
Kullai ka gjetur vdekjen nga një atak kardiak.

k.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›