Durrës, tenton të shkojë në Itali me dokumente false, arrestohet kosovari

Durrës, 1 shkurt NOA Një 32-vjeçar kosovar është
arrestuar dje nga policia pasi tentoi të kalonte drejt Italisë me dokumente
false.
Hamdi Halabaku, 32-vjeç lindur në Gjilan Kosovë
e banues në fshatin Pozharan, Komuna e Viti, Kosovë, është arrestuar dje pasi u
kap në flagrance nga shërbimet e Policisë Kufitarë të Komisariatit të Policisë
Port Durrës, duke tentuar të udhëtojë në mënyrë të kundraligjshme për në Itali,
me një nga tragetet e linjës Durres-Bari.
Sipas policisë kosovari posedonte një leje qëndrimi
zvicerane në emër të tij, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale
dokumentin e falsifikuar dhe krye veprimet e nevojshme proceduriale.
k.k/NOA