Tragjedia e Gërdecit, arrestohet një dëshmitar në Gjykatë, dha dëshmi të rreme

Tiranë, 1 shkurt NOA Arrestohet në sallën e
gjyqit një dëshmitar teksa dëshmnte për procesin e tragjedisë së Gërdecit ku
mbetën të vdekur 26 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
jatë seancës së ditës së sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë iu vunë prangat ish-përgjegjësit
të fabrikës së Gërdecit që shpërtheu më 15 Mars të vitit 2008, Vezi Muça me
akuzën për dhënie të dëshmisë së rreme.
Muça ka deklaruar në dëshminë e tij se në
fabrikë nuk punonin të mitur, ndërsa faktet e mbledhura nga prokuroria dëshmojnë
të kundërtën.
Ka qenë kërkesa e prokurorisë ajo që çoi Muçën në qeli pasi ai kishte dhënë
përgjigje të ndryshme gjatë hetimeve të Prokurorisë, dhe dëshmitë e tij kanë
rënë ndesh me njëra-tjetrën.
Në momentin e arrestimit ish-përgjegjësi i fabrikës së Gërdecit nuk ka bërë rezistence
duke heshtur para komunikimit të arrestimit.
k.k/NOA