Tiranë, sekuestrohen 10 ton detergjendësh false, 4 të arrestuar

Policia e kryeqytetit në sajë të operacionit të koduar "Lenor", kanë bërë të mundur sekuestrimin e një sasie të konsiderushme afro 10 - ton dertegjentësh larës, të falsifikuara, sekuestrimin e një magazine që shërbente për prodhimin e detergjentëve si dhe arrestimin e 4 personave.
Sipas policisë janë arrestuar shtetasit Sotir Xheladin Spiro 49 vjec, Besnik Pashk Ndoi 26 vjec, Gersijan Gazmend Shehi 22 vjec, dhe Vangjel Xheladin Spiro 53 vjeç të cilët akuzohen për "Tregëtim dhe transportim të mallrave kontrabandë", "Fallsifikimi i vulave dhe stampave", "E drejat e patentës", Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë".
Bazuar në informacionet e poseduara nga kjo strukturë, rezulton se shtetasit e mësipërm, kanë arritur të kondrabandojë në Shqipëri nga pikat e kalimit kufitar, detergjente larës, pa asnjë dokumentacion përkatës, pullë fiskale etj, me synim prodhimin në ambjentet e një banese e ndodhur në afërsi të Burgut 313 në Tiranë.
Pas një hetimi disa mujor i realizuar në ngarkim të tyre, ka rezultuar se këto shtetas, kanë prodhuar pa të drejtën e patentës, detergjente larës të firmave të ndryshme si : Ariel, Lenor, Teros, etj.
Përmes pajisjeve, aparaturave ngjitëse tashmë të sekuestruara, kryenin përzierës dertergjentësh të firmave Lanza, Bido, acid, duke realizuar detergjentë të fallsifikuar të fallsifikuar Ariel, Lenor e të tjera dertegjentë.
Katër personat u kapën në flagrancë përgjatë momenteve të transportimit të mallrave detergjentë në pika të ndryshme shumice e pakice në Tiranë, në automjetin tip furgon me targa Tr. 6667 U.
Nga verifikimet dhe hetimet e kryera, u konkludua se vlera e mallit sëbashku me pajisjet që shërbenin për prodhimin dhe përzierjen e detergjentëve, arrinin në vlerën prej 100 mijë eurosh.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisje dertegjentë larës, pajisje ngjitëse të amballazhimit, peshore të ndryshme, karroca trasportimit të mallrave detergjentë dhe mbi 100 arka me detergjentë dhe ilace të ndryshme larës.