E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja, sherri per nje shesh ndertimi

Tirane-Zbardhen fakte te reja per vrasjen e 36-vjecarit Spartak Canaj. Burime zyrtare te policise se Tiranes, bene te ditur se nje nga pistat me te mundshme te vrasjes, aty ku eshte perqendruar edhe hetimi, eshte ne lidhje me konfliktet e koheve te fundit te viktimes. Mesohet se 36-vjecari, i cili banonte ne Yzberisht, kishte pasur konflikt me disa ndertues, qe donin te ndertonin ne nje toke afer shtepise se tij. Burimet pohojne se viktima u ka kerkuar atyre para ne forme gjobe, ndryshe nuk do t'i lejonte te ndertonin, pa iu dhene nje perqindje parash. Pikerisht sherri per kete shesh ndertimi, dyshohet te jete edhe shkaku kryesor i ekzekutimit te tij. Por gjithsesi, hetimet jane shtrire edhe ne te kaluaren e Spartak Canajt, duke bere qe grupi hetimor i ngritur per kete qellim, te punoje paralelisht ne versionet e mundshme te vrasjes. Canaj, njihet nga policia si person me precedente te meparshem penale. Aktiviteti i tij i kundraligjshem, nis qe pas vitit 1991 kur ai ka qene ne nje moshe fare te re, 17-vjecare, e deri diten kur u ekzekutua. Mbi te kane renduar nje sere akuzash nder vite; si vjedhje, pengmarrje, grabitje dhe trafik droge. Pas arrestimit ne vitin 2002, per rrembimin e dy vajzave, mesohet se kundrejt dhenies se nje sasie parash, Canaj kishte fituar pafajesine, duke dale nga burgu.
Ngjarja
Mbremjen e se martes rreth ores 20.30 ne rrugen "Sulejman Delvina" ne Tirane, prane shkolles "Vasil Shanto", nje person ende i paidentifikuar, i eshte afruar ne kembe viktimes dhe e ka qelluar 5 here me pistolete, ne momentin qe ai po futej ne makinen e tij tip "Fiat Punto", qe ishte parkuar anes rruges. Pas ekzekutimit, i cili dukej te ishte i paramenduar mire dhe i kryer nga shume afer, autori eshte larguar ne kembe, duke u fshehur mes pallateve te lagjes. Canaj, eshte derguar me urgjence drejt Spitalit Ushtarak, por nuk ka mundur te jetoje me shume se 2 ore e gjysme. Rreth ores 23.00 ai ka nderruar jete ne spital, pasi nje plumb i kishte pershkuar tej per tej arterien kryesore ne qafe. Me gjithe nderhyrjen e shpejte kirurgjikale, ai nuk ka mundur dot te mbijetoje. Menjehere pas ngjarjes, policia ka shoqeruar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane, 20 persona, deshmitar si dhe te dyshuar te kesaj ngjarje. Eksperte te policise dhe prokurorise se Tiranes, kane kryer te gjitha veprimet hetimore e proceduriale, si dhe kane gjetur e sekuestruar prova te rendesishme per hetimin.
L.K

Shkaku
Viktima Spartak Canaj, mesohet se kishte pasur konflikt me disa ndertues. Ai u ka kerkuar atyre para ne forme gjobe, nese do te ndertonin ne nje toke qe ishte prane shtepise se tij, ne te kundert nuk i lejonte. Pas vrasjes, policia ka shoqeruar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane, 20 persona, deshmitare si dhe te dyshuar te kesaj ngjarje.

Precedenti
Aktiviteti i tij i kundraligjshem, nis qe pas vitit 1991. Ne tetor te vitit 2002, Canaj arrestohet se bashku me nje person tjeter nga Yzberishti, Shkelqim Baholli, pasi e kane rrembyer me mjetin tip "Lancia" me targe DR 1223 C, dy vajza. Pas ketij arrestimi, Canaj nuk qendroi shume ne burg, pasi kundrejt dhenies se nje sasie parash, ai fitoi pafajesine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›