Vrasja te Dogana, pranga bashkëpunëtorit të autorit
Policia e Tiranës ka vënë në pranga njërin prej bashkëpunëtorëve të dyshuar të vrasjes së ndodhur tri ditë më parë pranë Doganës së Tiranës, ndërkohë që është afruar më shumë arrestimit të autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë, Bashkim Qefalisë. Për bashkëpunëtorin e tij, policia vuri në dijeni se ai është 28-vjeçari Isa Lusha, banor në Paskuqan, i cili ka ndihmuar në arratisjen dhe strehimin e Qefalisë, pas krimit të kryer te Dogana, ku një person u vra dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë së kryeqytetit, pas ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë, në afërsi të Doganës së Tiranës, ku u qëllua me armë zjarri duke gjetur vdekjen e menjëhershme, Artan Allushi, 25 vjeç, si dhe u plagosën Kujtim dhe Nertil Allushi, respektivisht 50 dhe 22 vjeç, specialistët e seksionit kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit, gjatë orëve të vona të së hënës mundësuan identifikimin dhe më pas arrestimin në flagrancë të shtetasit Isa Lusha. "Ky person dyshohet se menjëherë pas ngjarjes ka ndihmuar dhe transportuar autorin e dyshuar të krimit, Bashkim Qefalia, duke e transportuar atë me qëllim për t‘iu fshehur forcave të policisë", deklaroi zyrtarisht Drejtoria e Policisë së Tiranës.
Në lidhje me këtë ngjarje, strukturat e Hetimit të Krimit të Policisë së Tiranës, kanë vendosur shumën e parave prej 500 mijë lekësh shpërblim, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, i cili tashmë është identifikuar. Në çdo rast do të ruhet anonimati, dhe informacioni mund të jepet duke telefonuar në numrat 069 41 11 021, si dhe në numrin telefonik pa pagesë 129. Në lidhje me personin që ndihmoi Qefalinë, policia tha se ka mundur ta identifikojë nëpërmjet mjetit të braktisur te rruga "5 Maji", ku u gjetën edhe shenja gjaku, që mendohet se janë të personit të arratisur, i cili mund të jetë vetëplagosur në konflikt e sipër. Plaga e shkaktuar gjatë konfliktit e bën policinë të mendojë se shumë shpejt ai do të vetëdorëzohet për shkak të mjekimit të detyrueshëm, pasi mendohet se ka humbur shumë gjak.
Po për autorin e dyshuar të ngjarjes, grupi hetimor shpjegoi se ka kontaktuar me familjarët e tij. Atyre u është kërkuar që ai të vetëdorëzohet e mos të bëjë rezistencë, pasi kjo mund të sjellë pasoja më të rënda. Sipas të dhënave policore, familjarët e tij kanë marrë disa kontakte me të, pavarësisht se ai vazhdon të qëndrojë i fshehur. Veç kësaj, policia ka marrë nën vëzhgim familjen e tij, por edhe të viktimës deri në qetësimin e situatës nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme. Ndërsa pas ngjarjes, uniformat blu të seksionit të kërkimit kanë bërë krehjen e gjithë zonës, ku mendohet se Qefalia fshihet.
Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, Drejtoria e Policisë së Tiranës deklaroi se ishte njoftuar rreth orës 13:30 të së dielës se në Rrugën e Durrësit, në afërsi të Doganës së Tiranës, është qëlluar me armë zjarri duke gjetur vdekjen e menjëhershme Artan Allushi, 25 vjeç, si dhe janë plagosur Kujtim dhe Nertil Allushi, respektivisht 50 dhe 22 vjeç, që janë babë e bir dhe kushërinjtë e viktimës. Sipas policisë, në sajë të një pune operative të realizuar brenda një kohe tepër të shpejtë, u arrit të identifikohet autori i kësaj ngjarjeje dhe motivi që ka çuar në konfliktin mes palëve.
Hetimi
Policia pyet familjarët
e viktimës dhe autorit
Grupi hetimor nga seksioni kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit ka marrë në pyetje edhe dy të mbijetuarit e konfliktit, të cilët aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Madje, ata nuk kanë qenë në gjendje të lënë spitalin, as për t‘i dhënë lamtumirën e fundit njeriut të tyre, Artan Allushi, i cili mbeti i vrarë gjatë konfliktit me Bashkim Qefalinë. Sipas policisë, ata kanë rrëfyer ngjarjen se çfarë ka ndodhur dhe motivet rreth saj, ndërkohë që dëshmi janë mbledhur edhe te familjarët e tjerë të viktimës. Gjithashtu, policia tha se ka kontaktuar edhe me familjen e autorit, i cili tashmë është shpallur në kërkim, të cilët kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rrethanat e ngjarjes, por janë shprehur se nuk dinin asgjë rreth tyre dhe që ishin vënë në dijeni nga televizioni. Madje, policia po bashkëpunon me ta për të bindur autorin që të vetëdorëzohet për këtë krim të rëndë.