Vrasje mes dy fqinjësh në Kukës, kërkime në dëborë
Kukës, 8 Shkurt NOA Një burrë mbeti i vrarë
pasditen e sotme pasi u qëllua me armë zjarri në kushte të gjaknxehtësisë së ardhur
nga konflikti për pronën mes dy familjeve, informon korrespondenti i agjencisë
NOA.
Ngjarja ndodhi në fshatin Çinamak të Kukësdit,
viktima është Defrim Keçi, 35 vjeç kurse autor i dyshuar i vrasjes është Sali
Leka, rreth 65 vjeç.
Policia konfirmoi se ka arrestuar sot në mbrëmje
autorin e dyshuar të ekzekutimit, pas kërkimeve disa orëshe që kreu në zonën
malore ku dëbora kishte krijuar vështirësi të shumta për ndjekjen policore.
Nga hetimet e para doli se vrasja erdhi pas një
grindjeje të përsëritur që Keçi dhe Leka patën sot pasdreke për rrethimin e
gardheve mes tyre, duke shfaqur secili pretendime për mënyrën e zgjerimit të
gardhit nga tjetri.
Në rritim e sipër, dyshohet se 65-vjeçari Leka
ka marrë një armë zjarri, pushkë që mbante në banesë dhe me të ka hapur zjarr në
drejtim të Keçit duke e lënë të vdekur në vend.
Menjëherë më pas, i dyshuari ka vrapuar nëpër
pyjet në dëborë për tu arrestuar disa orë më vonë, pa rezistencë.
i.h/e.r/NOA