Vrasje në Sarandë, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur
Tronditet qyteti i Sarandës. Një person ka mbetur i vdekur, ndërsa dy të tjerë janë plagosur, teksa janë qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa policia e Sarandës bën të ditur se viktima është shtetasi Adi Beqiraj, 40 vjeç, ndërsa të plagosurit Ferdinand Xhago, 32 vjeç dhe Orosh Ziflaj.
Po sipas bluve viktima dhe dy të plagosurit janë qëlluar teksa ndodheshin në një lokal, ndërsa nuk dihen shkaqet dhe autorët e ngjarjes. Nga ana e policisë po hetohet për zbardhjen e ngjarjes si dhe po punohet për kapjen e autorëve.