E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Shkodër, arrestohet njëri nga të dyshuarit

Një ditë pas krimit të rëndë në qytetin e Shkodrës policia ka bërë të mundur arrestimin e njërit prej autorëve të dyshuar për vrasjen makabre. Në pranga ka rënë shtetasi Leonard Nika, 25 vjeç, i cili akuzohet për ekzekutimin e shtetasit Frederik Marku, 46 vjec si dhe plagosjen e djalit të tij Jurgen Marku, 22 vjec, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës.

“Sot me datë 31.08.2012, rreth orës 14.15, si rezultat i nje pune te mirëorganizuar operative dhe operacionale, nga Drejtoria e Policisë Qarkut Shkodër, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Leonard Nika, vjeç 25, banues në lagjen "3 Herojtë" të qytetit Shkodër, njëri nga bashkëautët e ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme.Aktualisht nga forcat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Shkodër, po vazhdon puna për kapjen dhe vënien në pranga të bashkëautorëve të tjerë të krimit, të shpallur tashmë në kërkim policor. Sa më sipër po kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore e proceduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Leonard Nika, do i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër” thuhet në komunikatën e bluve të Shkodrës.

Ngjarja e rëndë u shënua të enjten rreth orës 16:10 në lagjen "Skënderbeg", të qytetit Shkodër, pikërisht pranë Spitalit Rajonal Shkodër, ku babë e bir lindur në Theth e banues në Tiranë u qëlluan me armë zjarri pistoletë nga dy persona me motor, teksa ndodheshin në makinën tip Foristradë me targa TR 3413 T. Ndërkaq Policia e Shkodrës ka sqaruar se një nga motivet e krimit dyshohet te ishte hakmarrja per nje sherr te pak diteve me pare.
 

Nderkohe qe rreth 1 vit më parë babë e bir ishin përfshirë në një sher në zonën e thellë të Dukagjinit, ku për shkak të rrugës së ngushtë dy automjete janë fërkuar, duke krijuar dëmtime të lehta. Asokohe, babë e bir, Frederik dhe Jurgen Marku, 46 dhe 21 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, kanë goditur në fytyrë me tytën e armës së gjahut 50-vjeçarin me inicialet Z.D.Uniformat blu kanë bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e tyre, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit tip çifte që këta persona e mbanin pa leje.
 

Në momentin e ndalimit, personat në fjalë nuk kanë bërë rezistencë ndaj policisë. Ndaj shtetasve Frederik dhe Jurgen Marku janë ngritur akuzat “kanosje e kryer në bashkëpunim”, “shkatërrim prone, e kryer në bashkëpunim”, “mbajtje pa leje të armëve të gjahut” dhe “plagosje e lehtë me dashje”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›