E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshqitje e dheut tek 40-katëshi në Lakrishte

Nga Express më 23 shtator 2011 në ora 21:44

Banorët e lagjes Lakrishte janë alarmuar në mbrëmje nga sirenat e zjarrfikësve dhe policisë.

Tek vendi ku po ndërtohet 40 katëshi ka pasur rrëshqitje të dheut. Pompa e afërt e benzinës u rrezikua të shembej si pasojë.

Fillimisht, kishte frikë nga rrjedhja e benzinës, por kjo nuk ka ndodhur.

IndeksOnline raporton se zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, bashkë me policinë. Edhe zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë parë në vendin e ngjarjes, dhe nuk është raportuar për dëme apo rrezik.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›