Task-Forca mbyllen disa dyqane e lokale te tregetimit te mishit
Mbyllen lokalet dhe dyqanet e para te tregtimit dhe therjes se mishit të bagëtive në kushte të paligjshme. Task-Forca e Elbasanit, nën drejtimin e prefektit Shefqet Deliallisi, ka ndërrmarrë kontrolle në mjaft subjekte tregtare dhe si pasojë janë bllokuar 7 subjekte që nuk plotësonin standardet për këtë qëllim.
Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Kontrollit të Ushqimit në Elbasan, Julian Marku u shpreh se nga kontrollet e ushtruara janë konstatuar mangësi si në qytet ashtu edhe në fshat. Për rastet që nuk plotësojnë asnjë kriter është kryer sekuestrimi i mishit. Ai i ka bërë thirrje pushtetit vendor që të jetë bashkëpunues. Për tregtarët që nuk do të marrin masa do të bllokohet aktiviteti e do të ndiqen masat ndëshkimore të parashikuara në ligj
Pas këtyre kontrolleve konstatohet therje në masë e bagëtive në thertoret e Elbasanit dhe pajisja me certifikatat veterinare