E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i vdekur një i ri, një 57-vjeçar bie nga çatia

Krujë

Gjendet i vdekur në banesë një 25-vjeçar në fshatin Thumanë të Krujës. Kanë qenë prindërit e viktimës, Dritan Ballokut, ata që kanë gjetur trupin e pajetë dhe kanë lajmëruar policinë. Kjo e fundit dyshon se vdekja është shkaktuar nga rrjedhja e gazit. Ndërkohë, një 57-vjeçar nga Kruja, Agim Agai, teksa punonte mbi çatinë e shtëpisë, ka rrëshqitur dhe është rrëzuar përtokë. Ai ka vdekur disa orë më vonë në Spitalin Ushtarak në kryeqytet.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›