E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia, aksion kundër tabelave të reklamave

Fier

Bashkia e Fierit u ka shpallur “luftë” reklamave pa leje. Janë 30 tabela reklamash që janë shkulur gjatë këtyre dy ditëve nga Inspektorati i Ndërtimit, Policia Bashkiake dhe Ndërmarrja Komunale e qytetit. Këto reklama kanë qenë të vendosura përgjatë bulevardit kryesor të qytetit, si dhe pothuajse në të gjithë rrugët kryesore. Reklamat u përkisnin kompanive dhe subjekteve private që operojnë në Fier, por që sipas burimeve zyrtare të bashkisë nuk kanë lejen e ndërtimit për t’u vendosur në vendet publike ose nuk kanë kryer shlyerjen e taksave. Përfaqësues të bashkisë shprehen se të gjitha bizneset debitore për taksat e reklamave janë paralajmëruar disa herë dhe u është kërkuar të shlyejnë detyrimet, por asnjë nuk e ka vënë ujin në zjarr. Në këto kushte ky aksion është bërë faktik ditët e para të muajit shkurt duke hequr deri në pasditen e së mërkurës mbi 30 reklama të përmasave të mesme dhe të mëdha.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›