Koçi: Raportet me Serbinë pas pavarësisë
Ambasadori i Republikës së
Shqipërisë në Beograd,
Spiro Koçi, gjatë një interviste
për shtypin serb, ka sqaruar
arsyet për njohjen e pavarësisë së
Kosovës, pikëpamjet shqiptare
për të ardhmen e rajonit, për
NATO-n, dhe për integrimet euroatlantike,
sikurse edhe për Rusinë,
Serbinë dhe për pajtimin historik
mes popujve ballkanikë...
Si i konsideron qeveria
shqiptare marrëdhëniet me
Serbinë pas shpalljes së pavarësisë
së Kosovës?
Fillimisht, më lejoni që shkurtazi
të komentoj kontekstin e njohjes
së pavarësisë së Kosovës nga
ana e Shqipërisë. Ne ishim dhe
jemi krejtësisht të bindur se Kosova
është një çështje unike që meriton
zgjidhje unike. Pse? Fillimisht,
çështja e Kosovës është rezultat i
shpërbërjes së shtetit që pushoi së
ekzistuari. Së dyti, Kosova ishte
pjesë konstituive e shtetit që u
shpërbë me dhunë. Së treti, populli
i Kosovës për vite të tëra ishte
subjekt i diskriminimit sistematik,
që kulmoi gjatë ngjarjeve tragjike
të vitit 1999 kur mbi 900 mijë shqiptarë
u dëbuan nga shtëpitë
dhe tokat e tyre. Afro 10 mijë njerëz
u vranë dhe mbi 3000 ende mungojnë.
Së katërti, që nga viti 1999
Kosova ishte nën administrim të
OKB-së, që do të thotë se Serbia ‘de
facto‘ nuk kishte më sovranitet mbi
Kosovën. Së pesti, statusi i Kosovës
bazohet në planin ‘Ahtisaari‘, një
plan ky gjithëpërfshirës, që në
konsideratë merr realitetin në
vend dhe të gjitha ndjeshmëritë
aty.
Kur shpalli pavarësinë, Kosova
dhe lidershipi i saj i premtuan
vetes të krijonin një shoqëri
demokratike, laike dhe multietnike,
ku, pavarësisht përkatësisë etnike,
secili qytetar i Kosovës do të
ndihet i lirë në shtëpinë dhe tokën
e tij dhe i barabartë para ligjit. Liria
dhe mbrojtja e të drejtave të individëve
dhe minoriteteve, e
posaçërisht atij serb, janë të garantuara.
Ne besojmë fuqimisht se
pavarësia e bazuar në planin ‘Ahtisaari‘
ishte zgjidhja më e mirë
dhe më reale për të siguruar paqe,
stabilitet dhe prosperitet në rajon,
sikurse edhe proceset euroatlantike
të tij. Kosova dhe populli i saj
nuk mund të mbeteshin më peng
të një statusi të papërfunduar. Në
këtë kontekst, dhe bazuar në argumentet
e cekura më lart, Shqipëria
e njohu pavarësinë e Kosovës.
Kjo njohje nuk është drejtuar
kundër Serbisë. Sepse, krahas
njohjes së pavarësisë së Kosovës,
qeveria shqiptare konfirmoi vullnetin
e saj të fuqishëm për marrëdhënie
miqësore dhe të mira me
Republikën e Serbisë. Konsiderojmë
se marrëdhëniet e mira
mes Tiranës dhe Beogradit nuk do
të shërbejnë vetëm për benefite të
këtyre dy shteteve, por do të jenë
çështje parësore për siguri dhe stabilitet
në tërë rajonin.
A mos do ta rrezikojnë
çështjet politike bashkëpunimin
mes dy vendeve, por
edhe pjesën tjetër të rajonit
ballkanik?
Jam i bindur se çështjet politike
nuk do ta rrezikojnë bashkëpunimin
ekonomik në rajon. Biznesmenët
serbë e dinë se nuk mund
ta humbin një treg të mirë në fqinjësi.
Dhe, është një fakt që, pavarësisht
ndryshimit të çështjes së
Kosovës, tregtia ekonomike mes
Shqipërisë dhe Serbisë zenitin e
saj e arriti vitin e kaluar. Serbët eksportuan
në vendin tonë 2.5 herë
më shumë në vitin 2007 sesa gjatë
vitit paraprak. Pastaj, ka gjithnjë e
më shumë serbë që në Shqipëri
shkojnë si turistë. Natyrisht, politika
nuk ka ndihmuar në krijimin e
lehtësimeve tjera, dhe kjo është
për keqardhje, sepse një kornizë e
mirë institucionale tashmë ekzis-
INTERVISTE
Flet ambasadori i Shqipërisë në Beograd: Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO nuk është kundër interesave ruse, përkundrazi
Koçi: Raportet me Serbinë pas pavarësisë
ton dhe shumë marrëveshje bilaterale
tanimë janë nënshkruar, por
ende nuk i shfrytëzojmë. Janë
mjerisht të zbatuara. Do të duhej
t‘i shfrytëzonim të gjitha instrumentet
që kemi dhe të punojmë
në përfundimin e marrëveshjeve
tjera të rëndësishme, ashtu që ta
lehtësojmë bashkëpunimin
ekonomik dhe të krijojmë një mjedis
më të mirë biznesi mes dy
vendeve dhe rajonit. Ne presim që
të punojmë me autoritetet serbe
në këtë drejtim pas zgjedhjeve.
Sa i influencon Tirana
qëndrimet politike të shqiptarëve
etnikë në shtetet
fqinje, dhe si e ndieni ju
pozitën e tyre?
Shqipëria gjithnjë ka luajtur rol
konstruktiv dhe të moderuar në
rajon. Kjo politikë gjatë vitesh është
vlerësuar lart nga bashkësia
ndërkombëtare dhe nga partneri
ynë kryesor, BE. Ne gjithnjë u
bënim thirrje shqiptarëve në vendet
fqinje dhe liderëve të tyre politikë
që të punojnë për të mirën e
tyre brenda strukturave institucionale
të vendit ku jetojnë. Natyrisht,
edhe kemi argumentuar se të
drejtat e tyre duhen respektuar në
pajtim me standardet evropiane.
Ky është rasti edhe me shqiptarët
e Luginës së Preshevës. Përderisa
të ketë mirëkuptim të plotë për
brengat dhe kërkesat e tyre legjitime,
autoritetet shqiptare, në
nivelin më të lartë institucional
dhe politik, inkurajuan partitë
politike shqiptare të Luginës që të
marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare
të 11 majit në Serbi,
meqë do të kenë një rast të mirë që
t‘i ngrisin brengat e tyre, t‘i ekspozojnë
dhe mbrojnë interesat e tyre
në nivel vendimmarrjeje. Shqiptarët
etnikë në rajon i konsiderojmë
si ura në forcimin e mëtejshëm
të marrëdhënieve me fqinjët
tanë. Ky është rasti edhe me shqiptarët
në Mal të Zi, të cilët luajtën
një rol shumë të rëndësishëm
në zhvillimet pozitive atje, e po
ashtu edhe me shqiptarët e Maqedonisë,
ku ne e përkrahim zbatimin
e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.
A po brengoseni me faktin
se disa qarqe ende angazhohen
për bashkimin në
një shtet të territoreve të
banuara me shqiptarë etnikë,
dhe ç‘mendoni për këto
kërkesa?
Më lejoni ta përsëris (meqë jam
pyetur shpesh për këtë çështje) se
nuk ekziston asnjë forcë politike
shqiptare, brenda apo jashtë Kuvendit
të Shqipërisë, që i përkrah
një ide të tillë. Qëllimet e Shqipërisë
janë BE dhe integrimet
euroatlantike. Jemi plotësisht të
përfshirë në këto procese dhe po
lëvizim me sukses në atë drejtim.
Jam plotësisht i bindur se e njëjta
gjë vlen edhe për forcat relevante
politike në Kosovë. Andaj, s‘jam i
brengosur fare për këtë gjë, sepse
është e qartë se në momente të
caktuara dhe për arsye të caktuara,
ekzistojnë qarqe nga jashtë që
shfaqen me ide të tilla. Vetëm më
vjen keq për faktin se, për shkak të
natyrës së disa mediave, ide të tilla
fatkeqësisht janë reflektuar në
disa gazeta dhe magazina të caktuara.
A mundet që anëtarësimi
i Shqipërisë në NATO t‘i rrezikojë
marrëdhëniet edhe
ashtu të acaruara mes Tiranës
dhe Moskës?
Besoj se zgjerimi i NATO-s në
Ballkan paraqet një zgjerim të lirisë
rajonale, të stabilitetit dhe sigurisë.
Ftesa që iu bë Shqipërisë dhe
Kroacisë për anëtarësim në Aleancë
paraqet një politikë realiste
të përfitimeve të përbashkëta
gjeostrategjike dhe gjeopolitike, si
për NATO ashtu edhe për anëtaret
e reja, e madje edhe për shtetet që
aspirojnë anëtarësimin në organizatë.
Zyrtarë të lartë të Federatës
Ruse, gjatë bisedave me zyrtarët
shqiptarë, disa herë kanë thënë se
interes i vetëm i Rusisë është stabiliteti
ballkanik. Për më tepër,
nëse marrim parasysh interesin e
Rusisë që të investojë në sektorin
e energjisë në rajon, siguria dhe
stabiliteti bëhen çështje kruciale
të suksesit të tyre. Prandaj, besoj
se anëtarësimi i Shqipërisë në
NATO nuk është kundër interesave
ruse; përkundrazi.
Si i përjetuat protestat
serbe dhe ato të serbëve të
Kosovës që ndodhën pas 17
shkurtit?
Njëlloj reagimi vërtet pritej,
andaj edhe është i kuptueshëm,
për shumë arsye, përfshirë këtu
propagandën e fuqishme në disa
vjetët e fundit. Po, njerëzit në një
shoqëri demokratike mund t‘i
shprehin ndjenjat dhe frustrimet
e veta haptazi. Por dhuna, sidomos
e ajo që ndodhi ndaj ambasadave
të huaja në Beograd, e dëshmitarë
të cilës ishim, apo ajo kundër
gjykatës, siç ishte rasti në Mitrovicën
Veriore, është e papranueshme.
Këto rrugë çojnë në të
kaluarën e jo në të ardhmen. Besoj
se ajo që ndodhi nuk do të duhej
përsëritur më, meqenëse nuk është
as në interes të kombit serb.
Si mendoni se do të zhvillohet
situata rajonale e sigurisë?
Natyrisht, se situata e sigurisë
në rajon në shumë aspekte lidhet
me zhvillimet brenda dhe rreth
Kosovës. Ne u kemi duartrokitur,
por edhe i kemi inkurajuar liderët
politikë kosovarë që të tregojnë
maturi, maturi dhe vetëkontroll
për t‘iu shmangur çfarëdo provokimi,
por edhe që të vazhdojnë bashkëpunimin
konstruktiv me bashkësinë
ndërkombëtare dhe me
përfaqësuesit e minoriteteve,
posaçërisht me atë serb. Angazhimet
fillestare të autoriteteve
serbe që të përdorin vetëm mjete
politike dhe diplomatike kundër
pavarësisë, gjithashtu u vlerësuan,
sikurse edhe apelet e tyre serbëve
për të mos i braktisur shtëpitë
e tyre pas 17 shkurtit. Fatkeqësisht,
zhvillimet në terren treguan
se disa segmente nuk varen nga
këto angazhime. Aksionet e
përsëritura të dhunës, prezantimi
i planeve për ndarje sipas grupeve
etnike dhe apelet që të shkelen
ligjet e Republikës së Kosovës
paraqesin kërcënime serioze ndaj
paqes dhe sigurisë, jo vetëm në
Kosovë, por në tërë rajonin.
Disa shtete të Ballkanit
Perëndimor janë ende larg
anëtarësimit në BE. Si e perceptoni
ju këtë proces?
Besoj se shtetet tona dhe i gjithë
rajoni nuk ka tjetër alternativë
përveç integrimit në BE. Plotësisht
pajtohem me komentet e disa zyrtarëve
këtu në Serbi se ne nuk jemi
Norvegji ose Zvicër, dhe që të
mund të bashkëpunojmë suksesshëm
pa u integruar bashkërisht
në BE. Bashkimi Evropian e ka
bërë të qartë. Vendi i Ballkanit
Perëndimor është në BE. Ishte ky
një vendim historik i adaptuar që
në vitin 2003, në Samitin e Selanikut,
dhe ai është përsëritur shumë
herë që nga ajo kohë. Traktati i Lisbonës
dhe ratifikimi i tij do t‘i japin
shtytje të reja këtij procesi. Ftesat
për anëtarësimin e Shqipërisë dhe
Kroacisë në NATO dërguan edhe
një mesazh dhe një sinjal pozitiv
me rëndësi lidhur me proceset e
integrimeve të të gjitha shteteve
rajonale, si proceset e anëtarësimit
në NATO dhe integrimet në BE,
që në një masë janë procese që e
plotësojnë njëra-tjetrën. Kështu
që, s‘bëhet më fjalë për "nëse", por
për atë se "kur" ne do të bëhemi
anëtarë të BE. Është shumë e
rëndësishme që ne jemi të përfshihemi
në proces sa më parë, që të
kemi kornizë të definuar mirë të
zotimeve konkrete, detyra të definuara
të shtëpisë, standarde të qarta
për arritje dhe që të kemi ndihmën
e BE-së për arritjen e këtyre
standardeve. Edhe më me rëndësi,
që standardet që duhen arritur
të përputhen me objektivat e
secilës qeveri të ndërgjegjshme,
që synon të përmirësojë përditshmërinë
e qytetarëve të vet. Për
këtë shkak ne s‘duhet pasur asnjë
alternativë tjetër veç BE-së. Kuptohet,
duhet të punojmë shumë,
të bëjmë reforma, reforma që
ndonjëherë kërkojnë kurajë politike
dhe sakrifica. Do të duhet që
edhe më tej të forcojmë bashkëpunimin
edhe në rajon, meqë
ky është një parakusht për integrim
në BE.
Sipas jush, cili është parakushti
për pajtimin historik
mes popujve ballkanikë, sidomos
mes serbëve dhe shqiptarëve?
Fatmirësisht e kemi një shembull
- BE. BE është struktura më
perfekte që popujt evropianë e
zbuluan deri më tani. Ajo është
rezultat i vullnetit dhe aspiratave
të popujve evropianë, që i largoi
ndarjet e së kaluarës dhe që
përpiqet t‘i shërojë plagët nga e
kaluara, e vendosur që të ndërtojë
një shtëpi të përbashkët dhe të
punës së përbashkët drejt një perspektive
të përbashkët, ku ka
vend për të gjitha shtetet, të
mëdha e të vogla, madje edhe për
ato që dikur ishin armike e tash
angazhohen për paqe, bashkëpunim,
respektim të të drejtave
të njeriut, respektim të të drejtave
individuale dhe për prosperitet
për të gjithë njerëzit. Mendoj se shqiptarët,
serbët dhe të gjithë
popujt e tjerë ballkanikë, duke i
kujtuar historitë e luftës, përfshirë
edhe këto të fundit, kanë shumëçka
për të mësuar nga historia e BE.
Sa ndiheni i sigurt në Beograd,
dhe a mund të përmbushni
misionin tuaj diplomatik
pas ftohjes së fundit
të marrëdhënieve me autoritetet
beogradase?
Në çdo kohë dhe në çfarëdo rrethanash,
roli i vërtetë i një ambasadori
është të përmirësojë marrëdhëniet,
ose që t‘i ulë tensionet
mes shtetit të tij dhe shtetit nikoqir.
Përmes punës së përbashkët
me kolegët e mi serbë, unë do të
përpiqem shumë që t‘i përmirësoj
marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe
Serbisë. Jam optimist se do të kemi
sukses.
Shqipërisë në Beograd,
Spiro Koçi, gjatë një interviste
për shtypin serb, ka sqaruar
arsyet për njohjen e pavarësisë së
Kosovës, pikëpamjet shqiptare
për të ardhmen e rajonit, për
NATO-n, dhe për integrimet euroatlantike,
sikurse edhe për Rusinë,
Serbinë dhe për pajtimin historik
mes popujve ballkanikë...
Si i konsideron qeveria
shqiptare marrëdhëniet me
Serbinë pas shpalljes së pavarësisë
së Kosovës?
Fillimisht, më lejoni që shkurtazi
të komentoj kontekstin e njohjes
së pavarësisë së Kosovës nga
ana e Shqipërisë. Ne ishim dhe
jemi krejtësisht të bindur se Kosova
është një çështje unike që meriton
zgjidhje unike. Pse? Fillimisht,
çështja e Kosovës është rezultat i
shpërbërjes së shtetit që pushoi së
ekzistuari. Së dyti, Kosova ishte
pjesë konstituive e shtetit që u
shpërbë me dhunë. Së treti, populli
i Kosovës për vite të tëra ishte
subjekt i diskriminimit sistematik,
që kulmoi gjatë ngjarjeve tragjike
të vitit 1999 kur mbi 900 mijë shqiptarë
u dëbuan nga shtëpitë
dhe tokat e tyre. Afro 10 mijë njerëz
u vranë dhe mbi 3000 ende mungojnë.
Së katërti, që nga viti 1999
Kosova ishte nën administrim të
OKB-së, që do të thotë se Serbia ‘de
facto‘ nuk kishte më sovranitet mbi
Kosovën. Së pesti, statusi i Kosovës
bazohet në planin ‘Ahtisaari‘, një
plan ky gjithëpërfshirës, që në
konsideratë merr realitetin në
vend dhe të gjitha ndjeshmëritë
aty.
Kur shpalli pavarësinë, Kosova
dhe lidershipi i saj i premtuan
vetes të krijonin një shoqëri
demokratike, laike dhe multietnike,
ku, pavarësisht përkatësisë etnike,
secili qytetar i Kosovës do të
ndihet i lirë në shtëpinë dhe tokën
e tij dhe i barabartë para ligjit. Liria
dhe mbrojtja e të drejtave të individëve
dhe minoriteteve, e
posaçërisht atij serb, janë të garantuara.
Ne besojmë fuqimisht se
pavarësia e bazuar në planin ‘Ahtisaari‘
ishte zgjidhja më e mirë
dhe më reale për të siguruar paqe,
stabilitet dhe prosperitet në rajon,
sikurse edhe proceset euroatlantike
të tij. Kosova dhe populli i saj
nuk mund të mbeteshin më peng
të një statusi të papërfunduar. Në
këtë kontekst, dhe bazuar në argumentet
e cekura më lart, Shqipëria
e njohu pavarësinë e Kosovës.
Kjo njohje nuk është drejtuar
kundër Serbisë. Sepse, krahas
njohjes së pavarësisë së Kosovës,
qeveria shqiptare konfirmoi vullnetin
e saj të fuqishëm për marrëdhënie
miqësore dhe të mira me
Republikën e Serbisë. Konsiderojmë
se marrëdhëniet e mira
mes Tiranës dhe Beogradit nuk do
të shërbejnë vetëm për benefite të
këtyre dy shteteve, por do të jenë
çështje parësore për siguri dhe stabilitet
në tërë rajonin.
A mos do ta rrezikojnë
çështjet politike bashkëpunimin
mes dy vendeve, por
edhe pjesën tjetër të rajonit
ballkanik?
Jam i bindur se çështjet politike
nuk do ta rrezikojnë bashkëpunimin
ekonomik në rajon. Biznesmenët
serbë e dinë se nuk mund
ta humbin një treg të mirë në fqinjësi.
Dhe, është një fakt që, pavarësisht
ndryshimit të çështjes së
Kosovës, tregtia ekonomike mes
Shqipërisë dhe Serbisë zenitin e
saj e arriti vitin e kaluar. Serbët eksportuan
në vendin tonë 2.5 herë
më shumë në vitin 2007 sesa gjatë
vitit paraprak. Pastaj, ka gjithnjë e
më shumë serbë që në Shqipëri
shkojnë si turistë. Natyrisht, politika
nuk ka ndihmuar në krijimin e
lehtësimeve tjera, dhe kjo është
për keqardhje, sepse një kornizë e
mirë institucionale tashmë ekzis-
INTERVISTE
Flet ambasadori i Shqipërisë në Beograd: Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO nuk është kundër interesave ruse, përkundrazi
Koçi: Raportet me Serbinë pas pavarësisë
ton dhe shumë marrëveshje bilaterale
tanimë janë nënshkruar, por
ende nuk i shfrytëzojmë. Janë
mjerisht të zbatuara. Do të duhej
t‘i shfrytëzonim të gjitha instrumentet
që kemi dhe të punojmë
në përfundimin e marrëveshjeve
tjera të rëndësishme, ashtu që ta
lehtësojmë bashkëpunimin
ekonomik dhe të krijojmë një mjedis
më të mirë biznesi mes dy
vendeve dhe rajonit. Ne presim që
të punojmë me autoritetet serbe
në këtë drejtim pas zgjedhjeve.
Sa i influencon Tirana
qëndrimet politike të shqiptarëve
etnikë në shtetet
fqinje, dhe si e ndieni ju
pozitën e tyre?
Shqipëria gjithnjë ka luajtur rol
konstruktiv dhe të moderuar në
rajon. Kjo politikë gjatë vitesh është
vlerësuar lart nga bashkësia
ndërkombëtare dhe nga partneri
ynë kryesor, BE. Ne gjithnjë u
bënim thirrje shqiptarëve në vendet
fqinje dhe liderëve të tyre politikë
që të punojnë për të mirën e
tyre brenda strukturave institucionale
të vendit ku jetojnë. Natyrisht,
edhe kemi argumentuar se të
drejtat e tyre duhen respektuar në
pajtim me standardet evropiane.
Ky është rasti edhe me shqiptarët
e Luginës së Preshevës. Përderisa
të ketë mirëkuptim të plotë për
brengat dhe kërkesat e tyre legjitime,
autoritetet shqiptare, në
nivelin më të lartë institucional
dhe politik, inkurajuan partitë
politike shqiptare të Luginës që të
marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare
të 11 majit në Serbi,
meqë do të kenë një rast të mirë që
t‘i ngrisin brengat e tyre, t‘i ekspozojnë
dhe mbrojnë interesat e tyre
në nivel vendimmarrjeje. Shqiptarët
etnikë në rajon i konsiderojmë
si ura në forcimin e mëtejshëm
të marrëdhënieve me fqinjët
tanë. Ky është rasti edhe me shqiptarët
në Mal të Zi, të cilët luajtën
një rol shumë të rëndësishëm
në zhvillimet pozitive atje, e po
ashtu edhe me shqiptarët e Maqedonisë,
ku ne e përkrahim zbatimin
e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.
A po brengoseni me faktin
se disa qarqe ende angazhohen
për bashkimin në
një shtet të territoreve të
banuara me shqiptarë etnikë,
dhe ç‘mendoni për këto
kërkesa?
Më lejoni ta përsëris (meqë jam
pyetur shpesh për këtë çështje) se
nuk ekziston asnjë forcë politike
shqiptare, brenda apo jashtë Kuvendit
të Shqipërisë, që i përkrah
një ide të tillë. Qëllimet e Shqipërisë
janë BE dhe integrimet
euroatlantike. Jemi plotësisht të
përfshirë në këto procese dhe po
lëvizim me sukses në atë drejtim.
Jam plotësisht i bindur se e njëjta
gjë vlen edhe për forcat relevante
politike në Kosovë. Andaj, s‘jam i
brengosur fare për këtë gjë, sepse
është e qartë se në momente të
caktuara dhe për arsye të caktuara,
ekzistojnë qarqe nga jashtë që
shfaqen me ide të tilla. Vetëm më
vjen keq për faktin se, për shkak të
natyrës së disa mediave, ide të tilla
fatkeqësisht janë reflektuar në
disa gazeta dhe magazina të caktuara.
A mundet që anëtarësimi
i Shqipërisë në NATO t‘i rrezikojë
marrëdhëniet edhe
ashtu të acaruara mes Tiranës
dhe Moskës?
Besoj se zgjerimi i NATO-s në
Ballkan paraqet një zgjerim të lirisë
rajonale, të stabilitetit dhe sigurisë.
Ftesa që iu bë Shqipërisë dhe
Kroacisë për anëtarësim në Aleancë
paraqet një politikë realiste
të përfitimeve të përbashkëta
gjeostrategjike dhe gjeopolitike, si
për NATO ashtu edhe për anëtaret
e reja, e madje edhe për shtetet që
aspirojnë anëtarësimin në organizatë.
Zyrtarë të lartë të Federatës
Ruse, gjatë bisedave me zyrtarët
shqiptarë, disa herë kanë thënë se
interes i vetëm i Rusisë është stabiliteti
ballkanik. Për më tepër,
nëse marrim parasysh interesin e
Rusisë që të investojë në sektorin
e energjisë në rajon, siguria dhe
stabiliteti bëhen çështje kruciale
të suksesit të tyre. Prandaj, besoj
se anëtarësimi i Shqipërisë në
NATO nuk është kundër interesave
ruse; përkundrazi.
Si i përjetuat protestat
serbe dhe ato të serbëve të
Kosovës që ndodhën pas 17
shkurtit?
Njëlloj reagimi vërtet pritej,
andaj edhe është i kuptueshëm,
për shumë arsye, përfshirë këtu
propagandën e fuqishme në disa
vjetët e fundit. Po, njerëzit në një
shoqëri demokratike mund t‘i
shprehin ndjenjat dhe frustrimet
e veta haptazi. Por dhuna, sidomos
e ajo që ndodhi ndaj ambasadave
të huaja në Beograd, e dëshmitarë
të cilës ishim, apo ajo kundër
gjykatës, siç ishte rasti në Mitrovicën
Veriore, është e papranueshme.
Këto rrugë çojnë në të
kaluarën e jo në të ardhmen. Besoj
se ajo që ndodhi nuk do të duhej
përsëritur më, meqenëse nuk është
as në interes të kombit serb.
Si mendoni se do të zhvillohet
situata rajonale e sigurisë?
Natyrisht, se situata e sigurisë
në rajon në shumë aspekte lidhet
me zhvillimet brenda dhe rreth
Kosovës. Ne u kemi duartrokitur,
por edhe i kemi inkurajuar liderët
politikë kosovarë që të tregojnë
maturi, maturi dhe vetëkontroll
për t‘iu shmangur çfarëdo provokimi,
por edhe që të vazhdojnë bashkëpunimin
konstruktiv me bashkësinë
ndërkombëtare dhe me
përfaqësuesit e minoriteteve,
posaçërisht me atë serb. Angazhimet
fillestare të autoriteteve
serbe që të përdorin vetëm mjete
politike dhe diplomatike kundër
pavarësisë, gjithashtu u vlerësuan,
sikurse edhe apelet e tyre serbëve
për të mos i braktisur shtëpitë
e tyre pas 17 shkurtit. Fatkeqësisht,
zhvillimet në terren treguan
se disa segmente nuk varen nga
këto angazhime. Aksionet e
përsëritura të dhunës, prezantimi
i planeve për ndarje sipas grupeve
etnike dhe apelet që të shkelen
ligjet e Republikës së Kosovës
paraqesin kërcënime serioze ndaj
paqes dhe sigurisë, jo vetëm në
Kosovë, por në tërë rajonin.
Disa shtete të Ballkanit
Perëndimor janë ende larg
anëtarësimit në BE. Si e perceptoni
ju këtë proces?
Besoj se shtetet tona dhe i gjithë
rajoni nuk ka tjetër alternativë
përveç integrimit në BE. Plotësisht
pajtohem me komentet e disa zyrtarëve
këtu në Serbi se ne nuk jemi
Norvegji ose Zvicër, dhe që të
mund të bashkëpunojmë suksesshëm
pa u integruar bashkërisht
në BE. Bashkimi Evropian e ka
bërë të qartë. Vendi i Ballkanit
Perëndimor është në BE. Ishte ky
një vendim historik i adaptuar që
në vitin 2003, në Samitin e Selanikut,
dhe ai është përsëritur shumë
herë që nga ajo kohë. Traktati i Lisbonës
dhe ratifikimi i tij do t‘i japin
shtytje të reja këtij procesi. Ftesat
për anëtarësimin e Shqipërisë dhe
Kroacisë në NATO dërguan edhe
një mesazh dhe një sinjal pozitiv
me rëndësi lidhur me proceset e
integrimeve të të gjitha shteteve
rajonale, si proceset e anëtarësimit
në NATO dhe integrimet në BE,
që në një masë janë procese që e
plotësojnë njëra-tjetrën. Kështu
që, s‘bëhet më fjalë për "nëse", por
për atë se "kur" ne do të bëhemi
anëtarë të BE. Është shumë e
rëndësishme që ne jemi të përfshihemi
në proces sa më parë, që të
kemi kornizë të definuar mirë të
zotimeve konkrete, detyra të definuara
të shtëpisë, standarde të qarta
për arritje dhe që të kemi ndihmën
e BE-së për arritjen e këtyre
standardeve. Edhe më me rëndësi,
që standardet që duhen arritur
të përputhen me objektivat e
secilës qeveri të ndërgjegjshme,
që synon të përmirësojë përditshmërinë
e qytetarëve të vet. Për
këtë shkak ne s‘duhet pasur asnjë
alternativë tjetër veç BE-së. Kuptohet,
duhet të punojmë shumë,
të bëjmë reforma, reforma që
ndonjëherë kërkojnë kurajë politike
dhe sakrifica. Do të duhet që
edhe më tej të forcojmë bashkëpunimin
edhe në rajon, meqë
ky është një parakusht për integrim
në BE.
Sipas jush, cili është parakushti
për pajtimin historik
mes popujve ballkanikë, sidomos
mes serbëve dhe shqiptarëve?
Fatmirësisht e kemi një shembull
- BE. BE është struktura më
perfekte që popujt evropianë e
zbuluan deri më tani. Ajo është
rezultat i vullnetit dhe aspiratave
të popujve evropianë, që i largoi
ndarjet e së kaluarës dhe që
përpiqet t‘i shërojë plagët nga e
kaluara, e vendosur që të ndërtojë
një shtëpi të përbashkët dhe të
punës së përbashkët drejt një perspektive
të përbashkët, ku ka
vend për të gjitha shtetet, të
mëdha e të vogla, madje edhe për
ato që dikur ishin armike e tash
angazhohen për paqe, bashkëpunim,
respektim të të drejtave
të njeriut, respektim të të drejtave
individuale dhe për prosperitet
për të gjithë njerëzit. Mendoj se shqiptarët,
serbët dhe të gjithë
popujt e tjerë ballkanikë, duke i
kujtuar historitë e luftës, përfshirë
edhe këto të fundit, kanë shumëçka
për të mësuar nga historia e BE.
Sa ndiheni i sigurt në Beograd,
dhe a mund të përmbushni
misionin tuaj diplomatik
pas ftohjes së fundit
të marrëdhënieve me autoritetet
beogradase?
Në çdo kohë dhe në çfarëdo rrethanash,
roli i vërtetë i një ambasadori
është të përmirësojë marrëdhëniet,
ose që t‘i ulë tensionet
mes shtetit të tij dhe shtetit nikoqir.
Përmes punës së përbashkët
me kolegët e mi serbë, unë do të
përpiqem shumë që t‘i përmirësoj
marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe
Serbisë. Jam optimist se do të kemi
sukses.