Zbuten "rebelët" e PD-së: Do t‘i bindemi grupit
Grupi i PD-së u jep fund debateve dhe luftës së klaneve brenda partisë dhe e ka përqendruar të gjithë vëmendjen vetëm te njëra pikë, atë të ndryshimit të Kodit Zgjedhor. Deputetët e kampit blu përfshihen nga kaosi dhe ndihen të trembur për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2009, duke kërkuar me çdo kusht një mundësi tjetër për t‘u përfaqësuar në Kuvend. "Rebelët" e partisë, që ka shumicën e votave në Parlament dhe që kanë votuar kundër ligjit të legalizimeve e disa nismave të propozuara nga Partia Demokratike, kanë vendosur ditët e fundit të pranojnë cilindo propozim të iniciuar nga kryetari Sali Berisha, me kushtin e vetëm që të përfshihen në listat për deputet në zgjedhjet e vitit 2009. Megjithëse është ende herët, deputetët e PD-së kanë filluar lobingun për të siguruar një mandat tjetër si deputet në zgjedhjet e ardhshme. Çelësi i listave të mbyllura është pakti që pritet të "nënshkruhet" mes Berishës dhe deputetëve të tij të djathtë, të cilët synojnë një mandat tjetër në 2009-ën. Lista e deputetëve të rinj të PD-së ka spostuar qëndrimin e deputetëve demokratë, të cilët i kanë bërë oponencë disa vendimeve të Kryeministrit Berisha, si në mbledhjen e grupit parlamentar, por edhe me votën e tyre në Kuvend. E gjithë vëmendja kryesore është përqendruar te ndryshimi i Kodit Elektoral.
PD për Kodin Elektoral
Ministri i Mbrojtjes, njëkohësisht edhe deputet i PD-së, Gazmend Oketa, është shprehur se mazhoranca dhe opozita do të gjejnë gjuhën e përbashkët për vazhdimin e reformës elektorale.
"Unë besoj se do të gjendet një dakordësi. Kuvendi do të miratojë një reformë dhe përpjekjet do të jenë që të ketë konsensus të gjerë. Kanë mbërritur propozimet konkrete dhe patjetër që do të ketë debate, por ky debat do të zhvillohet brenda normave etike dhe të jetë një debat i hapur ku çdo forcë të hedhë propozimin e tij dhe në një demokraci funksionale janë institucionet ato që marrin vendime dhe është vota ajo që merr një vendim më të saktë", tha Oketa.
Lidhur me vazhdimin e reformës zgjedhore, ministri Oketa premtoi se s‘do të ketë tensione. "Është tejet normale që secila parti të ketë pretendimet dhe propozimet e saj. Krejt natyrshëm ndahen dy grupime, partitë e mëdha e të vogla dhe interesat reflektohen në mënyra të ndryshme. Ajo që është e rëndësishme, është arritja e një konsensusi, që të pasqyrojë pas zgjedhjeve votën e qytetarëve. Nuk ka rëndësi se nga do të vijë ky propozim, ajo që ka rëndësi është të paraqesë votën e qytetarëve ashtu siç duhet", tha ai. Vëmendja kryesore e PD-së përqendrohet te ndryshimi i Kodit Elektoral, duke e konsideruar këtë si pikën e vetme më të rëndësishme nga zhvillimet e politikës aktuale. Atmosfera në Partinë Demokratike është e gjitha pro Kryeministrit Berisha, duke e parë si pikën e vetme të kontaktit për t‘u përfshirë në listën e deputetëve të ardhshëm. Për PD-në, duket se nuk është aspak i rëndësishëm përcaktimi i pragut, apo modaliteteve të tjera që kërkon ndryshimi i Kodit Zgjedhor. Ajo që ka rëndësi aktualisht për partinë më të madhe është lista e kandidatëve për në zgjedhjet e ardhshme. Më problematike duket situata te të ashtuquajturit mbështetës të Presidentit Topi, të cilët kanë ndryshuar kursin e qëndrimeve të tyre për t‘u renditur në krahun e shumicës, pro Berishës. Ndërkohë që afrimi i zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare i ka bërë deputetët të mëshojnë të gjithë në vendimet që pritet të marrë struktura e lartë e PD-së, nëse do të ndryshojë apo jo ligjin e legalizimeve. Qëndrimi unik i Partisë Demokratike për legalizimet do të merret ditën e hënë në mbledhjen e grupit kuvendor.
Grupi i PD-së
PD, e shpërqendruar për legalizimet
Mazhoranca, e shpërqendruar për ligjin e legalizimeve. Deputetët që votuan kundër ligjit të legalizimeve herën e parë në Kuvend, këtë herë kanë ngurruar të japin qëndrimin e tyre të prerë lidhur me çfarë do të bëhet me ligjin e kthyer nga Presidenti.
Ligji i legalizimeve në Kuvend ka kaluar herën e fundit përpara se të shkonte në Presidencë me një shumicë të thjeshtë, 52 vota. Votat kundër këtij ligji ishin ato të deputetit Spartak Ngjela, Bujar Leskajt dhe Partisë Republikane, të cilët nuk morën pjesë fare në votimin e dy javëve më parë, kur ky ligj kaloi në Kuvend.