Biznese kampionësh
Me 12 suita private mbi tarracë,
të gjitha me "jacuzzi",
gjithçka luksoze dhe e
teknologjisë së fundit. Me
një çmim që shkon nga 190 deri në 900
euro, bëhet fjalë për të mrekullueshmin
hotel "Ferrero", rreth 50 kilometra larg
Valencias në mes të Sierra Mariolas. Nuk
kishte se si të ndodhte ndryshe, emri
është i njëjtë me atë të pronarit: tenistit
Huan Karlos Ferrero, 28 vjeç, ish-numri
një në botë në vitin 2003, ndërsa sot mes
20 të parëve në klasifikim. Një CV që
përkthehet në shumë miliona për t‘u
investuar, 7 për shembull në këtë hotel
të përuruar vetëm pak kohë më parë.
Por sipërmarrja e Ferreros nuk është e
vetmja. Dy "raketa" të tjera të famshme
në botë kanë ndërtuar perandoritë e tyre
të vogla. Amerikani Andre dhe gjermania
Stefi kanë vendosur të merren me
biznes të "majmë". Të martuar në vitin
2001 dhe prindër të dy fëmijëve, dy ishtenistët
më të famshëm në botë kanë
krijuar "Aggassi Graf Development",
shoqëri imobiliare që merret me resortet
luksoze dhe ndërtimet e cilësive të larta.
Projekti i fundit është një kompleks në
Idaho me 50 vila dhe 258 rezidenca me
çmimin nga 800 mijë dollarë e lart. Rezidencat
turistike superluksoze, që
mendohet se do të përfundojnë në vitin
2010, do të kushtojnë rreth 580 milionë
euro (çifti do të jetë bashkëpronar me
"American Internet provider"), do të
ndërtohen në brigjet e Oqeanit Paqësor.
Shitjet e kompleksit "Belvedere Ridge",
nisën në vitin 2007 dhe vazhdojnë ende.
Me pamje nga malet Tamarack dhe hyrje
të personalizuar në pistat e skive, dy
ish-tenistët kanë menduar të sigurojnë
shumë shpejt të ardhmen. Por çifti ka
menduar që të bëhet i pasur edhe nëpërmjet
një mënyre tjetër: duke hedhur në
treg një linjë të tyren sa i përket mobilimit
të ambienteve. Dikur funksiononte
kështu: Sportistët ndërtonin një të ardhme
të qetë, duke u mbështetur tek
aktivitete të tilla si bare, restorante apo
në ndonjë rast edhe shoqëri sigurimesh.
Sot të mëdhenjtë e sportit heqin mënjanë
brenda pak vitesh pasuri aq të
mëdha sa që mund të quhen industrialistë
të vërtetë shumë kohë para se të
tërhiqen nga sporti. Ndërtime, veshje,
diskoteka, lokale, farmaci, spitale, klinika,
gazeta dhe banka: drejtimet që
marrin paratë e tyre janë të ndryshme,
por ndërtimi mbetet kryesori. Pothuajse
të gjithë janë të detyruar që t‘ua besojnë
paratë e tyre ekspertëve, duke u bërë
shpesh edhe pre e mashtrimeve. Në të
vërtetë, sporti është një ndërmarrje
gjigande që punon vetëm për një
objektiv: të prodhojë sa më shumë para,
ndaj edhe sportisti që bën pjesë në të,
më shumë se të drejtojë, të gjuajë, kërcejë
apo vrapojë, fiton duke ndenjur.
Strategjitë që u përkasin kampionëve të
fitimeve janë të përkryera dhe mekanizmi
funksionon shkëlqyeshëm. Tani nuk
përbën më lajm nëse themi se gjithçka
është e lidhur me biznesin. Për shembull,
23 kampionët e botës së Marçelo
Lipit para se të ngrinin Kupën e Botës
në Berlin, numëronin të gjithë së bashku
40 shoqëri ku kishin investuar me fitime
marramendëse që e kalonte faturën prej
16 milionë eurosh në vit. Por sot, pas
famës, edhe fitimet rriten ndjeshëm.
Sportisti më i pasur në botë Tiger Woods,
32 vjeç, djali i një ish-ushtaraku të Vietnamit,
prej shumë vitesh është në krye
të klasifikimit për sa i përket fitimeve.
Vitin e shkuar ai fitoi rreth 100 milionë
dollarë, ndërsa e gjithë pasuria e tij është
vlerësuar rreth 650 milionë. Askush nuk
mund ta mohojë se prej dhjetë vjetësh,
në krye në klasifikimit të bërë nga revista
"Forbes", qëndron fytyra e qeshur dhe e
pamundur e Tiger Woods, që nëse ecën
me këtë ritëm, pritet që brenda vitit 2010
të arrijë një miliard dollarë. Kapriçoja e
fundit është një pronë në ishullin Jupiter
në Florida, e cila kushtoi plot 41 milionë
dollarë, ku dhjetë hektarë tokë përballë
oqeanit dhe bukuri përrallore, nuk kanë
nevojë as për reklamë. Woods që ka
punësuar një skuadër të specializuar për
shkatërrimin dhe sheshimin e së gjithë
zonës, ka një projekt për një banesë të
dizajnuar sipas stilit ultramodern. Dy
kate me dritare të stërmëdha mbi det,
ndërsa në brendësi të saj, hapësirë për
barkat, një fushë stërvitjeje golfi, një
garazh, një hotel për miqtë, përveçse një
palestre dhe disa fusha tenisi. Përveç
këtyre, një shkollë për fëmijët e varfër,
"Tiger Woods Leraning Center", që ka
kushtuar 25 milionë dollarë. Në Dubai,
rezidenca e Tiger Wood-sit për golfin
është "ëndërr" vetëm për sheikët. Më
prestigjiozja dhe më e kushtueshmja e
Emirateve të Bashkuara Arabe me hotele,
300 vila dhe 20 pallate. Për më tepër,
edhe një fushë golfi e dizajnuar nga vetë
Tiger me barin e sjellë nga Amerika dhe
750 lloje të veçanta palmash të sjella nga
Tajlanda. Çdo miliarder i sportit në këtë
kohë është e pamundur që të mos ketë
një biznes të tijin në Dubai ose sponsorizon
diçka që i duket me vlerë. Nëse
Kimi Raikonen, kampioni i botës me
Ferrarin në Formula 1, ka investuar për
apartamente nga këto anë, paraardhësi
i tij, Mikael Shumaker, "perandoria"
ekonomike e të cilit është vlerësuar rreth
600 milionë euro, në Dubai do të ketë
edhe një rrugë me emrin e tij "Michael
Shumaker Business Avenue", ku do të
ngrihet një kullë me 29 kate me emrin e
ish-kampionit gjerman në F1. Shumaker
investon mbi të gjitha në tregun imobiliar
dhe financiar, ndërsa bashkëshortja,
Korina, ka ndërtuar në Zvicër një fermë
për garat dhe rritjen e kuajve me një
sipërfaqe 3200 metra katrorë dhe një
tribunë me 1400 vende për t‘u ulur. I dyti
në klasifikimin e "Forbes" renditet boksieri
Oskar de la Hoja, që me 43 milionë
dollarë fitime në vit për shtypin ekonomik
amerikan është biznesmeni më i
mirë mes sportistëve në qarkullim, duke
marrë parasysh edhe impaktin e vogël
botëror të këtij sporti. Edhe pse shumë
larg Tigerit, Shumit apo Jordanit në disiplinat
përkatëse, De La Hoya, 35 vjeç,
djalë i dy emigrantëve meksikanë në
Kaliforni, me një medalje të artë në
Olimpiadën e Barcelonës në 92-shin,
dhe 11 tituj botërorë në gjashtë kategori,
nga super të lehta tek ato mesatare, i
ka investuar burimet e tij në fushën që
njeh më mirë: boksin. Ai është bëtë një
nga njerëzit më me influencë dhe më të
zotë në organizimin e takimeve dhe
mësimin e talenteve të reja. Një histori
krejt ndryshe nga ajo e Mike Tajson që
shpenzoi rreth 300 milionë dollarë fitime
pa nxjerrë asgjë në dritë, apo si
shumë boksierë që janë detyruar për t‘u
kthyer sërish në ring për të paguar borxhet. Për shembull, marsin e kaluar,
ndoshta jo të gjithë e kujtojnë se ishkampioni
i botës në boks, Loris Streka,
kërcënoi se do të vetëvritej meqë nuk i
kishin dhënë lejen për t‘u kthyer sërish
në ring në moshën 48-vjeçare që të
mund të lante borxhet. Krejt ndryshe De
La Hoja, që ka investuar 10 milionë
dollarë për futbollin, për më saktë në
klubin "Houston Dynamo". Për të investuar
në një skuadër futbolli po mendon
edhe David Bekam në bashkëpunim me
Tom Kruiz. Me "Los Angeles Galaxy",
Bekam ka firmosur një kontratë që e bën
të fitojë 250 milionë dollarë për pesë
sezone. Vetëm në muajin e parë shoqëria
kaliforniane arriti të fitojë 20 milionë
dollarë nga shitja e 250 mijë bluzave me
emrin e tij, për një çmim rreth 80 dollarë
secila. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
Bekam ka blerë një vilë për 22
milionë dollarë. Shtëpia me rreth 1200
metra katrorë ka tetë dhoma gjumi, kinema,
pishina dhe fushë tenisi. Madhështore?
Dhe të mendosh që pak para
se ta blinte, bashkëshortja e tij, Viktoria,
kishte deklaruar: "Na duhet diçka jo
shumë e madhe". I teti në klasifikimin
e bërë nga "Forbes" renditet Shaquille
O‘neal, gjigandi i "Phoenix Sun". Një
pjesë të fitimeve të tij ylli i sportit të topkoshit
i ka investuar në "O neal group",
shoqëri imobiliare që do të merret me
zhvillimin e projekteve të ndryshme si
për shembull "Metropolitan Miami", me
tri kulla me 1.100 apartamente gati për
vitin tjetër. Por edhe Valentino Rosi, i
pari italian në renditjen e bërë nga "Forbes"
duket se i ka hedhur sytë në blerjen
terreneve për ndërtimin e rezidencave
luksoze në zonat më të bukura e më të
kushtueshme të Italisë përveç milionave
të derdhura për vilat në Majemi dhe
Ibiza. Po Ronaldo? Një nga yjet e futbollit,
ai ka ditur mirë se si t‘i shpenzojë
paratë e fituara. Ronaldo ka hapur në
Brazil klinikën e tij private, ndoshta duke
parë edhe shpeshtësinë e dëmtimeve të
tij. Në vitin 2002, me fizioterapistin
Nilton Petrone ka përuruar qendrën më
të madhe dhe moderne të fizioterapisë
në vendin e tij (15 mijë metra katrorë)
në Jacerepagua të Rio de Zhaniero-s.
Por, Roni nuk është i vetmi: edhe ish-
basketbollisti i NBA, Dikembe Mutombo,
ka investuar rreth 11 milionë dollarë
në një spital me 300 vende në Kongo,
vend ku edhe ka lindur. Futbollistët interistë
Havier Zaneti dhe Ramiro Kordoba
kanë hapur një qendër relaksi në liqenin
e Komos. Mes investimeve më
origjinale është edhe ai i Xhenaro Gatuzos
në kultivimin e produkteve të detit,
qendër që ai e ka ndërtuar në Kalabri,
ku ka nisur edhe të luajë futboll. Një
ndërmarrje që veç të tjerash merret
edhe me pastrimin e përpunimin e
peshkut të rritur në rezervuar. Nuk
duhen lënë pas edhe sipërmarrjet e
kapitenit të kombëtares italiane, Fabio
Kanavaro, që mes të tjerash ka derdhur
paratë për hapjen e një zinxhiri në
përgatitjen e picave dhe një punishte
për prodhimin e gjalpit dhe djathit.
Kanavaro ka në pronësi edhe një fabrikë
për prodhimin e disa produkteve
farmaceutike. I vetëm në sipërmarrjen
e tij është edhe qendërsulmuesi i Parmës
Lukarelli, që përveçse është aksionisti
i vetëm i "Lucarelli Comunication"
në qytetin e tij, është edhe botuesi i
gazetës "Corriere del Livorno". Rreth dy
milionë euro investim dhe dhjetë gazetarë
të rinj pa asnjë influencë politike
apo sportive. Aq sa në numrin e saj të
parë më 9 shtator, nota mesatare që
vartësit e tij të kronikave sportive i kishin
vënë ishte 5.5, për paraqitjen e
dobët në ndeshjen kundër Francës.
Edhe ish-milanisti Zvonimir Boban
kishte një të përditshme sportive në
Kroaci, ndërsa holandezi Klarens Sedorf
ka qenë botuesi i një të përmuajshme
për makina "Super Auto Moto".
Aleksandro del Piero, përveç shoqërisw
imobiliare "Olymipic SR", po investon
edhe për kultivimin e drithërave me
shoqërinë "Conegliano Veneto". Paolo
Maldini ka një pjesë edhe në një shoqëri
që merret me studimin e sistemeve
automatike për shtëpitë e teknologjisë
së lartë. Piloti i Formula 1, Jarno
Truli, i ka hedhur sytë drejt verës. "Podere
Castorani" është ndërmarrja e
familjes, në kodrat e Peskarës, e administruar
nga i ati. Rreth 30 hektarë që
prodhojnë mbi të gjitha "Montepulciano
Abruzzo", 300 mijë shishe në vit dhe
një verë të kuqe dedikuar pilotit të
Tojotës. Një shoqëri imobiliare, për
futbollistët është si këpucët e lojës:
thjesht e pandashme. Ajo e Andrea
Pirlos, që merret me shitblerjet e
shtëpive quhet "Ap sport service", sepse
merret edhe me promocione sportive.
"Velvet", është e Paolo Maldinit. Bobo
Vieri që është edhe një aksioner i vogël
i bankës "Farnese" të Piaçenzës, ka në
pronësi disa shoqëri imobiliare me seli
në Prato. Mbrojtësi gjeorgjian i Milanit,
Khaka Kaladze, ka një zinxhir hotelesh
në Ukrainë ndërsa trajneri i kombëtares
angleze Fabio Kapello ka aksione në
shoqëri të ndryshme imobiliare, ku më
e kryesorja "FC". Ish-trajneri i kombëtares,
Marcelo Lipi është pjesë e fondacionit
"Promoinvest Srl" ku ka investuar
40 për qind të kapitalit. Ish-trajneri
është gjithashtu ortak në një tjetër
shoqëri imobiliare. Pastaj janë edhe
veshjet, ku yjet e sportit nuk mund të
mungonin kurrsesi. Maldini dhe Vieri
janë ortakë të "Sweet Years", Vieri dhe
Broki në "Barci e Abraçi", nga emri i
restorantit ku janë pronarë, ndërsa
Francesko Toti dhe bashkëshortja Hilari
Blasi janë pronarë të "Never without
you". Të gjitha linja që të reklamuara nga
vetë pronarët e tyre kanë arritur famë të
madhe. Përveç markave të njohura,
biznesi i produkteve tekstile ka përfshirë
edhe Aleksandro Nestën. Është e pamundur
të bësh zgjedhjen e restoranteve,
diskotekave dhe lokaleve në modë.
Është e pamundur që të mos ketë një
futbollist qoftë ky edhe shumë pak i
njohur që të mos ketë investuar, qoftë
edhe në një kioskë. Lipi është gjithashtu
i përfshirë edhe në sektorin e resorteve
turistike për verë, ortak me Flavio Briatoren
ndërsa me "Capraia Diving" zhvillon
aktivitete të ndryshme për sa i
përket sporteve në ujë, mes të cilave
shërbime dhe asistencë. Por, jashtë
kësaj nuk mund të mbetej edhe Luka
Toni që së bashku me kolegët Santoni
dhe Doni kanë ngritur një plazh privat
në Cervia. A do të arrijë dot Luka Toni,
që tani luan me Bajernin e Mynihut të
sjellë gjermanët për të shijuar bukurinë
e plazheve italiane? Ku i dihet? Vera
është akoma para.
të gjitha me "jacuzzi",
gjithçka luksoze dhe e
teknologjisë së fundit. Me
një çmim që shkon nga 190 deri në 900
euro, bëhet fjalë për të mrekullueshmin
hotel "Ferrero", rreth 50 kilometra larg
Valencias në mes të Sierra Mariolas. Nuk
kishte se si të ndodhte ndryshe, emri
është i njëjtë me atë të pronarit: tenistit
Huan Karlos Ferrero, 28 vjeç, ish-numri
një në botë në vitin 2003, ndërsa sot mes
20 të parëve në klasifikim. Një CV që
përkthehet në shumë miliona për t‘u
investuar, 7 për shembull në këtë hotel
të përuruar vetëm pak kohë më parë.
Por sipërmarrja e Ferreros nuk është e
vetmja. Dy "raketa" të tjera të famshme
në botë kanë ndërtuar perandoritë e tyre
të vogla. Amerikani Andre dhe gjermania
Stefi kanë vendosur të merren me
biznes të "majmë". Të martuar në vitin
2001 dhe prindër të dy fëmijëve, dy ishtenistët
më të famshëm në botë kanë
krijuar "Aggassi Graf Development",
shoqëri imobiliare që merret me resortet
luksoze dhe ndërtimet e cilësive të larta.
Projekti i fundit është një kompleks në
Idaho me 50 vila dhe 258 rezidenca me
çmimin nga 800 mijë dollarë e lart. Rezidencat
turistike superluksoze, që
mendohet se do të përfundojnë në vitin
2010, do të kushtojnë rreth 580 milionë
euro (çifti do të jetë bashkëpronar me
"American Internet provider"), do të
ndërtohen në brigjet e Oqeanit Paqësor.
Shitjet e kompleksit "Belvedere Ridge",
nisën në vitin 2007 dhe vazhdojnë ende.
Me pamje nga malet Tamarack dhe hyrje
të personalizuar në pistat e skive, dy
ish-tenistët kanë menduar të sigurojnë
shumë shpejt të ardhmen. Por çifti ka
menduar që të bëhet i pasur edhe nëpërmjet
një mënyre tjetër: duke hedhur në
treg një linjë të tyren sa i përket mobilimit
të ambienteve. Dikur funksiononte
kështu: Sportistët ndërtonin një të ardhme
të qetë, duke u mbështetur tek
aktivitete të tilla si bare, restorante apo
në ndonjë rast edhe shoqëri sigurimesh.
Sot të mëdhenjtë e sportit heqin mënjanë
brenda pak vitesh pasuri aq të
mëdha sa që mund të quhen industrialistë
të vërtetë shumë kohë para se të
tërhiqen nga sporti. Ndërtime, veshje,
diskoteka, lokale, farmaci, spitale, klinika,
gazeta dhe banka: drejtimet që
marrin paratë e tyre janë të ndryshme,
por ndërtimi mbetet kryesori. Pothuajse
të gjithë janë të detyruar që t‘ua besojnë
paratë e tyre ekspertëve, duke u bërë
shpesh edhe pre e mashtrimeve. Në të
vërtetë, sporti është një ndërmarrje
gjigande që punon vetëm për një
objektiv: të prodhojë sa më shumë para,
ndaj edhe sportisti që bën pjesë në të,
më shumë se të drejtojë, të gjuajë, kërcejë
apo vrapojë, fiton duke ndenjur.
Strategjitë që u përkasin kampionëve të
fitimeve janë të përkryera dhe mekanizmi
funksionon shkëlqyeshëm. Tani nuk
përbën më lajm nëse themi se gjithçka
është e lidhur me biznesin. Për shembull,
23 kampionët e botës së Marçelo
Lipit para se të ngrinin Kupën e Botës
në Berlin, numëronin të gjithë së bashku
40 shoqëri ku kishin investuar me fitime
marramendëse që e kalonte faturën prej
16 milionë eurosh në vit. Por sot, pas
famës, edhe fitimet rriten ndjeshëm.
Sportisti më i pasur në botë Tiger Woods,
32 vjeç, djali i një ish-ushtaraku të Vietnamit,
prej shumë vitesh është në krye
të klasifikimit për sa i përket fitimeve.
Vitin e shkuar ai fitoi rreth 100 milionë
dollarë, ndërsa e gjithë pasuria e tij është
vlerësuar rreth 650 milionë. Askush nuk
mund ta mohojë se prej dhjetë vjetësh,
në krye në klasifikimit të bërë nga revista
"Forbes", qëndron fytyra e qeshur dhe e
pamundur e Tiger Woods, që nëse ecën
me këtë ritëm, pritet që brenda vitit 2010
të arrijë një miliard dollarë. Kapriçoja e
fundit është një pronë në ishullin Jupiter
në Florida, e cila kushtoi plot 41 milionë
dollarë, ku dhjetë hektarë tokë përballë
oqeanit dhe bukuri përrallore, nuk kanë
nevojë as për reklamë. Woods që ka
punësuar një skuadër të specializuar për
shkatërrimin dhe sheshimin e së gjithë
zonës, ka një projekt për një banesë të
dizajnuar sipas stilit ultramodern. Dy
kate me dritare të stërmëdha mbi det,
ndërsa në brendësi të saj, hapësirë për
barkat, një fushë stërvitjeje golfi, një
garazh, një hotel për miqtë, përveçse një
palestre dhe disa fusha tenisi. Përveç
këtyre, një shkollë për fëmijët e varfër,
"Tiger Woods Leraning Center", që ka
kushtuar 25 milionë dollarë. Në Dubai,
rezidenca e Tiger Wood-sit për golfin
është "ëndërr" vetëm për sheikët. Më
prestigjiozja dhe më e kushtueshmja e
Emirateve të Bashkuara Arabe me hotele,
300 vila dhe 20 pallate. Për më tepër,
edhe një fushë golfi e dizajnuar nga vetë
Tiger me barin e sjellë nga Amerika dhe
750 lloje të veçanta palmash të sjella nga
Tajlanda. Çdo miliarder i sportit në këtë
kohë është e pamundur që të mos ketë
një biznes të tijin në Dubai ose sponsorizon
diçka që i duket me vlerë. Nëse
Kimi Raikonen, kampioni i botës me
Ferrarin në Formula 1, ka investuar për
apartamente nga këto anë, paraardhësi
i tij, Mikael Shumaker, "perandoria"
ekonomike e të cilit është vlerësuar rreth
600 milionë euro, në Dubai do të ketë
edhe një rrugë me emrin e tij "Michael
Shumaker Business Avenue", ku do të
ngrihet një kullë me 29 kate me emrin e
ish-kampionit gjerman në F1. Shumaker
investon mbi të gjitha në tregun imobiliar
dhe financiar, ndërsa bashkëshortja,
Korina, ka ndërtuar në Zvicër një fermë
për garat dhe rritjen e kuajve me një
sipërfaqe 3200 metra katrorë dhe një
tribunë me 1400 vende për t‘u ulur. I dyti
në klasifikimin e "Forbes" renditet boksieri
Oskar de la Hoja, që me 43 milionë
dollarë fitime në vit për shtypin ekonomik
amerikan është biznesmeni më i
mirë mes sportistëve në qarkullim, duke
marrë parasysh edhe impaktin e vogël
botëror të këtij sporti. Edhe pse shumë
larg Tigerit, Shumit apo Jordanit në disiplinat
përkatëse, De La Hoya, 35 vjeç,
djalë i dy emigrantëve meksikanë në
Kaliforni, me një medalje të artë në
Olimpiadën e Barcelonës në 92-shin,
dhe 11 tituj botërorë në gjashtë kategori,
nga super të lehta tek ato mesatare, i
ka investuar burimet e tij në fushën që
njeh më mirë: boksin. Ai është bëtë një
nga njerëzit më me influencë dhe më të
zotë në organizimin e takimeve dhe
mësimin e talenteve të reja. Një histori
krejt ndryshe nga ajo e Mike Tajson që
shpenzoi rreth 300 milionë dollarë fitime
pa nxjerrë asgjë në dritë, apo si
shumë boksierë që janë detyruar për t‘u
kthyer sërish në ring për të paguar borxhet. Për shembull, marsin e kaluar,
ndoshta jo të gjithë e kujtojnë se ishkampioni
i botës në boks, Loris Streka,
kërcënoi se do të vetëvritej meqë nuk i
kishin dhënë lejen për t‘u kthyer sërish
në ring në moshën 48-vjeçare që të
mund të lante borxhet. Krejt ndryshe De
La Hoja, që ka investuar 10 milionë
dollarë për futbollin, për më saktë në
klubin "Houston Dynamo". Për të investuar
në një skuadër futbolli po mendon
edhe David Bekam në bashkëpunim me
Tom Kruiz. Me "Los Angeles Galaxy",
Bekam ka firmosur një kontratë që e bën
të fitojë 250 milionë dollarë për pesë
sezone. Vetëm në muajin e parë shoqëria
kaliforniane arriti të fitojë 20 milionë
dollarë nga shitja e 250 mijë bluzave me
emrin e tij, për një çmim rreth 80 dollarë
secila. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
Bekam ka blerë një vilë për 22
milionë dollarë. Shtëpia me rreth 1200
metra katrorë ka tetë dhoma gjumi, kinema,
pishina dhe fushë tenisi. Madhështore?
Dhe të mendosh që pak para
se ta blinte, bashkëshortja e tij, Viktoria,
kishte deklaruar: "Na duhet diçka jo
shumë e madhe". I teti në klasifikimin
e bërë nga "Forbes" renditet Shaquille
O‘neal, gjigandi i "Phoenix Sun". Një
pjesë të fitimeve të tij ylli i sportit të topkoshit
i ka investuar në "O neal group",
shoqëri imobiliare që do të merret me
zhvillimin e projekteve të ndryshme si
për shembull "Metropolitan Miami", me
tri kulla me 1.100 apartamente gati për
vitin tjetër. Por edhe Valentino Rosi, i
pari italian në renditjen e bërë nga "Forbes"
duket se i ka hedhur sytë në blerjen
terreneve për ndërtimin e rezidencave
luksoze në zonat më të bukura e më të
kushtueshme të Italisë përveç milionave
të derdhura për vilat në Majemi dhe
Ibiza. Po Ronaldo? Një nga yjet e futbollit,
ai ka ditur mirë se si t‘i shpenzojë
paratë e fituara. Ronaldo ka hapur në
Brazil klinikën e tij private, ndoshta duke
parë edhe shpeshtësinë e dëmtimeve të
tij. Në vitin 2002, me fizioterapistin
Nilton Petrone ka përuruar qendrën më
të madhe dhe moderne të fizioterapisë
në vendin e tij (15 mijë metra katrorë)
në Jacerepagua të Rio de Zhaniero-s.
Por, Roni nuk është i vetmi: edhe ish-
basketbollisti i NBA, Dikembe Mutombo,
ka investuar rreth 11 milionë dollarë
në një spital me 300 vende në Kongo,
vend ku edhe ka lindur. Futbollistët interistë
Havier Zaneti dhe Ramiro Kordoba
kanë hapur një qendër relaksi në liqenin
e Komos. Mes investimeve më
origjinale është edhe ai i Xhenaro Gatuzos
në kultivimin e produkteve të detit,
qendër që ai e ka ndërtuar në Kalabri,
ku ka nisur edhe të luajë futboll. Një
ndërmarrje që veç të tjerash merret
edhe me pastrimin e përpunimin e
peshkut të rritur në rezervuar. Nuk
duhen lënë pas edhe sipërmarrjet e
kapitenit të kombëtares italiane, Fabio
Kanavaro, që mes të tjerash ka derdhur
paratë për hapjen e një zinxhiri në
përgatitjen e picave dhe një punishte
për prodhimin e gjalpit dhe djathit.
Kanavaro ka në pronësi edhe një fabrikë
për prodhimin e disa produkteve
farmaceutike. I vetëm në sipërmarrjen
e tij është edhe qendërsulmuesi i Parmës
Lukarelli, që përveçse është aksionisti
i vetëm i "Lucarelli Comunication"
në qytetin e tij, është edhe botuesi i
gazetës "Corriere del Livorno". Rreth dy
milionë euro investim dhe dhjetë gazetarë
të rinj pa asnjë influencë politike
apo sportive. Aq sa në numrin e saj të
parë më 9 shtator, nota mesatare që
vartësit e tij të kronikave sportive i kishin
vënë ishte 5.5, për paraqitjen e
dobët në ndeshjen kundër Francës.
Edhe ish-milanisti Zvonimir Boban
kishte një të përditshme sportive në
Kroaci, ndërsa holandezi Klarens Sedorf
ka qenë botuesi i një të përmuajshme
për makina "Super Auto Moto".
Aleksandro del Piero, përveç shoqërisw
imobiliare "Olymipic SR", po investon
edhe për kultivimin e drithërave me
shoqërinë "Conegliano Veneto". Paolo
Maldini ka një pjesë edhe në një shoqëri
që merret me studimin e sistemeve
automatike për shtëpitë e teknologjisë
së lartë. Piloti i Formula 1, Jarno
Truli, i ka hedhur sytë drejt verës. "Podere
Castorani" është ndërmarrja e
familjes, në kodrat e Peskarës, e administruar
nga i ati. Rreth 30 hektarë që
prodhojnë mbi të gjitha "Montepulciano
Abruzzo", 300 mijë shishe në vit dhe
një verë të kuqe dedikuar pilotit të
Tojotës. Një shoqëri imobiliare, për
futbollistët është si këpucët e lojës:
thjesht e pandashme. Ajo e Andrea
Pirlos, që merret me shitblerjet e
shtëpive quhet "Ap sport service", sepse
merret edhe me promocione sportive.
"Velvet", është e Paolo Maldinit. Bobo
Vieri që është edhe një aksioner i vogël
i bankës "Farnese" të Piaçenzës, ka në
pronësi disa shoqëri imobiliare me seli
në Prato. Mbrojtësi gjeorgjian i Milanit,
Khaka Kaladze, ka një zinxhir hotelesh
në Ukrainë ndërsa trajneri i kombëtares
angleze Fabio Kapello ka aksione në
shoqëri të ndryshme imobiliare, ku më
e kryesorja "FC". Ish-trajneri i kombëtares,
Marcelo Lipi është pjesë e fondacionit
"Promoinvest Srl" ku ka investuar
40 për qind të kapitalit. Ish-trajneri
është gjithashtu ortak në një tjetër
shoqëri imobiliare. Pastaj janë edhe
veshjet, ku yjet e sportit nuk mund të
mungonin kurrsesi. Maldini dhe Vieri
janë ortakë të "Sweet Years", Vieri dhe
Broki në "Barci e Abraçi", nga emri i
restorantit ku janë pronarë, ndërsa
Francesko Toti dhe bashkëshortja Hilari
Blasi janë pronarë të "Never without
you". Të gjitha linja që të reklamuara nga
vetë pronarët e tyre kanë arritur famë të
madhe. Përveç markave të njohura,
biznesi i produkteve tekstile ka përfshirë
edhe Aleksandro Nestën. Është e pamundur
të bësh zgjedhjen e restoranteve,
diskotekave dhe lokaleve në modë.
Është e pamundur që të mos ketë një
futbollist qoftë ky edhe shumë pak i
njohur që të mos ketë investuar, qoftë
edhe në një kioskë. Lipi është gjithashtu
i përfshirë edhe në sektorin e resorteve
turistike për verë, ortak me Flavio Briatoren
ndërsa me "Capraia Diving" zhvillon
aktivitete të ndryshme për sa i
përket sporteve në ujë, mes të cilave
shërbime dhe asistencë. Por, jashtë
kësaj nuk mund të mbetej edhe Luka
Toni që së bashku me kolegët Santoni
dhe Doni kanë ngritur një plazh privat
në Cervia. A do të arrijë dot Luka Toni,
që tani luan me Bajernin e Mynihut të
sjellë gjermanët për të shijuar bukurinë
e plazheve italiane? Ku i dihet? Vera
është akoma para.