Vrau bashkëshortin, dënohet vetëm 3.4 vjet burg
Autori i Lajmit: red.
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vjet heqje lirie Viktorina Murranin, e cila ekzekutoi bashkëshortin e saj. Gjykata ka vendosur dënimin me pesë vjet heqje lirie nga të cilat do t i ulet 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Tashmë Murrani do të vuajë dënimin me 3.4 vjet burg, një pjesë të të cilit e ka shlyer gjatë paraburgimit. Edhe vetë e pandehura ka kërkuar mëshirë nga ana e gjykatës në seancën e kaluar, pasi ajo e ka kryer krimin në gjendje të rëndë psikike, pasi i shoqi e dhunonte. Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me 6 vjet burg për Viktorina Murranin, e cila, më 25 gusht 2008, në kushte të tronditjes së fortë psikike, ka vrarë bashkëshortin e saj Marash Doda. Vrasja ka ndodhur pasi viktima ishte duke goditur të atin e së pandehurës. Murrani dhe Doda kishin më shumë se dy javë që jetonin bashkë, por ky i fundit ushtronte dhunë mbi bashkëshorten e tij dhe e detyronte atë që të shkonte te prindërit e saj për të kërkuar lekë. Por situata u bë e padurueshme dhe e pandehura vendosi të largohej nga shtëpia e bashkëshortit. Së bashku me prindërit e saj ajo shkoi edhe një herë në banesën e të shoqit për të marrë sendet e saj, por në këtë moment ka ardhur edhe Marash Doda, i cili ka filluar të debatojë dhe të godasë babanë e Viktorinës, ndërkohë që në dorë mbante një thikë, aty situata është nxehur deri sa e pandehura ka goditur ish-bashkëshortin.
Ky lajm është publikuar: 01/04/2009