Bashkëshortja e Kosta Trebickës në gjyq për pasurinë e të birit
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Bashkëshortja e të ndjerit Kosta Trebicka kërkon që të rinovojë kredinë e marrë nga bashkëshorti i saj dhe kërkon që të tërheqë shumën e 880 mijë eurove për bizneset e lëna trashëgim nga bashkëshorti i saj. Por për shkak se pasuria është përpjesëtuar në emër të tre trashëgimtarëve veprimet duhet të kryen sërish nga të tre. Brunelda Trebicka i është drejtuar gjykatës për të marrë autorizimin e të birit që të kryejë këto veprime. Dje në Gjykatën e Tiranës është kryer seanca e dytë për këtë çështje dhe shumë shpejt pritet që gjykata të japë një vendim në lidhje me kërkesën e bërë nga zonja Trebicka. Nga burimet pranë gjykatës mësohet se seanca e radhës është caktuar në mesin e muajit prill. Gjykata do të shqyrtojë kërkesën nëse do t i japë të drejtën bashkëshortes së Kosta Trebickës për të shlyer detyrimet e bashkëshortit të saj dhe për të rinovuar edhe një herë kredinë në emër të të birit, Xhoit, në emër të të cilit është edhe kompania “Xhoi”. Ajo kërkon autorizimin e të birit dhe të drejtën për të rinovuar kredinë nga e cila kërkon tërheqjen e shumës prej 880 mijë euro.
Kërkesa
Brunela Trebicka, bashkëshortja e Kosta Trebickës, dëshmitarit të trafikut të armëve që humbi jetën në mënyrë të mistershme në shtator të vitit të kaluar, i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për lëshimin e autorizimit, për të kryer veprime me pasurinë e të birit të mitur, Xhoi Trebicka. Padia i është dorëzuar gjykatëses Elona Gjoka, e cila ka nisur shqyrtimin e çështjes. Në kërkesëpadi, Trebicka pohon se i biri, ashtu sikurse edhe ajo, dhe vajza e Trebickës nga martesa e parë, kanë trashëguar secili nga një të tretën e pasurisë së të ndjerit. Sipas saj, Kosta zotëronte dy kompani biznesi, për të cilat kishte marrë kredi bankare. Në mënyrë që të kryente veprimet me bankat, për pagimin e kësteve të huasë, Krasniqi i është drejtuar gjykatës së kryeqytetit, për lëshimin e autorizimit. Po kështu, me një vendim të mëparshëm, kjo gjykatë ka lëshuar dëshminë e trashëgimisë për Trebickën, duke shpallur se trashëgimtarë ligjorë të radhës së parë janë: bashkëshortja Brunela Trebicka (Krasniqi); e bija, Genta Trebicka, dhe i biri, Xhoi Trebicka, ku secili nga këta trashëgon një të tretën pjesë të të gjithë pasurisë që ndodhet në emër të trashëgimlënësit Kosta Trebicka. Po kështu, gjykata është shprehur në vendimin e dëshmisë së trashëgimisë, se në të njëjtën masë siç u kalojnë të drejtat, trashëgimtarëve do t u kalojnë edhe detyrimet që rrjedhin nga kjo trashëgimi.
Bashkëshortja e Kosta Trebickës i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për lëshimin e autorizimit, për të kryer veprime me pasurinë e të birit të mitur, Xhoi Trebicka
Ky lajm është publikuar: 01/04/2009