Fëmijëve u mohohet e drejta për të qenë të tillë
28/03/2009 Takim mbi mbrojtjen e fëmijëve, sidomos atyre të braktisur. Problemet që hasen
SHKODER- “E drejta për të qenë fëmijë” ka qenë tema e një takimi të organizuar në Shkodër nga Word Vision Albania me përfaqësues të institucioneve që merren drejtpërdrejt me fëmijët, apo kjo pjesë delikate e shoqërisë është dhe pjesë e punës së tyre. Gjatë diskutimeve shumica e diskutantëve ishin të mendimit se deri më tani shteti shqiptar nuk i ka mbrojtur siç duhet fëmijët kryesisht të braktisur, ndërkohë që kishte mjaft raste kur ata mbeten dhe ne mes të katër rrugëve.
Mbrojtja e fëmijëve
Përfaqësues të gjykatës së rrethit gjyqësor Shkodër që merren me gjykimin e çështjeve të minorenëve u shprehën se shteti jo vetëm nuk po mbron fëmijët dhe sidomos ata të braktisur, por në mjaft raste bëhet dhe pengesë ndaj OJF-ve të ndryshme, të cilat marrin përsipër përkujdesjen ndaj tyre. Gjyqtarja e rrethit gjyqësor Shkodër, Arta Llazari, përmendi si rastin më të freskët një çështje të ditës së djeshme në gjykatë, që kishte si objekt kujdestarie disa fëmijë të braktisur nga një OJF-ve humanitare. Ky rast bëhej i pamundur për shkak të burokracive dhe procedurave të tejzgjatura për plotësimin e dokumentacioneve. Njëkohësisht gjykatësja Llazari theksoi se ka mungesë interesimi edhe nga ana e punonjësve socialë të Bashkisë për rastet e fëmijëve që shkojnë në gjykatë, e për më tepër pushteti vendor nuk është prezent në problemet e familjes. Sipas Llazarit, nuk mungojnë rastet e paraqitjes në gjykatë të fëmijëve të braktisur si nga familja, ashtu dhe nga shoqëria e shteti. Nga ana tjetër gjykatësja Llazari shprehu shqetësim kundrejt trajtimit të fëmijëve nga Prokuroria, e cila i merr në pyetje pa pasur avokat. Kjo ndodh pasi prokurori pyet një të mitur nëse do të marrë një avokat, ndërkohë që vetë mosha nuk i ka krijuar ende mundësi jo vetëm ekonomike, por edhe të dijë se çfarë do të thotë të kesh avokat. Kështu që shumë prej të miturve, të cilët merren pyetje nga prokurorët janë të pambrojtur dhe kjo shkelje e rëndë bëhet nga vetë njerëzit e ligjit. Në fund të takimit të gjithë pjesëmarrësit ishin dakord se duhet të punonin më shumë dhe të bashkërendonin punët për mbrojtjen e fëmijëve dhe sidomos atyre që janë të braktisur nga familjet e tyre.