E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau ish-kolegun,Apeli lë në burg policin special

 

TIRANE – Gjykata e Apelit e kryeqytetit la dje në fuqi masën e sigurisë “burg pa afat” për ish-efektivin e RENEA-s, Kastriot Stojani, i arrestuar për vrasjen e Muharrem Litës. Kolegji Penal i Shkallës së Dytë pranoi kërkesën e Prokurorisë për mbajtjen e policit special në qeli deri në përfundim të hetimeve. Stojani u vetëdorëzua në polici menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në një kazino pranë stacionit të trenit në Tiranë. Përfaqësuesi i Prokurorisë, i cili i komunikoi akuzën “vrasje me dashje”, pohoi se viktima, ish-polic, Muharrem Lita 45 vjeç, me origjinë nga Dibra dhe banues në Bathore, u qëllua me tri plumba pistolete në ballë dhe zemër, si pasojë e të cilave gjeti vdekjen. Zanafillë për ngjarjen e rëndë që përfundoi me vrasje ishte një grindje midis viktimës dhe pronarit të kazinosë, për shkak të lojës së bixhozit në kompjuterin elektronik. Në grindje e sipër viktima ka fyer dhe kërcënuar pronarin e lokalit të bixhozit, ndërkohë ka goditur kompjuterët. Polici special Stojani, që punonte si bodigard, ka mbërritur me të shpejtë dhe pas përleshjes me viktimën ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar.                         f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›