E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau një ditë më parë në Laprakë, arrestohet 22-vjeçari

Arrestimi i këtij shtetasi, u krye sepse dje rreth orës 15:30 në Laprakë, në ambientet e një dyqani që shërbente për pjesë këmbimi të automjeteve, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistotelë për motive të dobta shtetasin Edvil Koço, 23 - vjeç, banues në Tiranë.

I plagosuri Edvil Koco, u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë, ku si pasojë e plagës së marrë në pjesën e kokës, ka gjetur vdekjen. Në vendin e ngjarjes nga grupi hetimor i formuar u kryen të gjitha veprimet hetimore e proçeduriale si dhe u administruan të gjitha provat.

Në sajë të një hetimi, të kryer nga specialistë të këtij seksioni, rezultoi se shtetasi Arben Basha, 25 - vjec, dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë momenteve të ndodhjes së ngjarjes dhe ka marrë armën e kryerjes së krimit, e më pas është larguar, ndërsa nga të gjitha strukturat e hetimit të krimit po punohet intesivisht për kapjen e tij, tashmë të identifikuar.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Donald Pregapuca, për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe të “Armbajtjes pa leje”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal ndërsa për shtetasin Arben Basha, për veprat penale të “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe “armbajtjes pa leje”.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›