E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Qarku i Mbyllur”, arreston një 43-vjeçar

Kështu në prangat e policisë, ka rënë shtetasi Shkëlqim Mici, 43 - vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, arrestimi i të cilit u krye në Vaqarr. Arrestimi i tij u krye, bazuar në vendimin penal të datës 16.07.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor si dhe ekzekutimin e urdhrit për masën e sigurisë “Arrest me burg”, në ngarkim të këtij shtetasi.

Dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit Kreshnik Halilaj, (tashmë i arrestuar dhe Geinhald Hyseni, i shpallur në kërkim me vendim Gjykate), dyshohet se kanë kryer veprime të kundraligjshme të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Aktualisht, vazhdon puna hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për persona të tjerë të përfshirë jo vetëm në shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike por dhe në trafikim të lëndës narkotike heroinë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›