OBSH vlerëson Shqipërinë për kontributin e saj
Zonja Menabde e falënderoi Kryeministrin Berisha për takimin e përzemërt dhe i përcolli përshëndetjet më të ngrohta dhe vlerësimet më të mira nga drejtoresha e OBSH-së znj. Margaret Chan dhe drejtori i zyrës rajonale të OBSH-së për Evropën dr. Marc Danzon për kontributin e Shqipërisë në këtë organizatë, si dhe vizitën e frytshme që ata patën në Shqipëri në mars të 2009.
Zonja Menabde duke uruar Kryeministrin për fitoren e zgjedhjeve, i vlerësoi ato si një hap të rëndësishëm për vazhdimin e reformave në vend dhe integrimin e tij në Bashkimin Evropian. Zonja Menabde ka paraqitur kandidaturën për postin e drejtoreshës së zyrës rajonale të OBSH-s në zgjedhjet që do të zhvillohen në muajin shtator 2009. Kryeministri Berisha falënderoi për vlerësimet dhe shprehu edhe një herë vendosmërinë për thellimin e reformave në shëndetësi, në përputhje këto dhe me parimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.