Shqipëria bashkëpunim me OBSH-në kundër virusit H1N1
Për këtë arsye, ministrja e Shëndetësisë Anila Godo ka pritur sot në një takim nëndrejtoreshën e OBSH-së për Europën, Nata Menabde. "Në takim u bisedua mbi faktin që ne të jemi të mirëpërgatitur në rastin e përhapjes së kësaj pandemie në Shqipëri dhe të dimë të përshtasim dhe modelojmë qëndrimet tona në lidhje me situatat e reja epidemiologjike dhe virologjike", tha Godo.
Sipas saj, bashkëpunimi me OBSH-në është i përditshëm me shkëmbim informacioni apo ide të reja, në mënyrë që strategjia e MSH të jetë sa më e përshtatur me ndryshimet në situatën e virusit A (H1N1). Përsa i përket vaksinës dhe grupeve të popullsisë që do të marrin atë fillimisht, në takim u theksua se kategoritë e domosdoshme që duhen vaksinuar janë punonjësit e shëndetësisë, të cilët duhet të jenë në shëndet dhe efiçencë të plotë të tyre, punonjësit e disa instituicione, si bankat, etj, por ndërkohë është shumë e rëndësishme të vaksinohen fëmijët e vegjël, personat me sëmundjeve kronike (veçanërisht respiratore), gratë shtatzanë, etj.
Megjithatë, sipas znj. Menabde, kategoritë e vaksinimit në popullatë përcaktohen nga vetë vendet, në varësi të situatës së virusit A (H1N1) në to. OBSH asiston dhe mbështet Shqipërinë me projekte të ndryshme në shëndetësi, si ato në fushën e shëndetit publik, të shëndetit mendor, etj.
Znj. Menabde është një ndër 5 kandidatet për drejtore rajonale për Europën të OBSH-së, që do të zhvillohen në muajin shtator 2009. Më parë, ajo zhvilloi një takim me Kryeministrin Sali Berisha, i cili i shprehu vendosmërinë për thellimin e reformave në shëndetësi, në përputhje dhe me parimet e OBSH-në.