E Diel, 1 Nëntor 2026

Katër të plagosur në Fier, në kërkim autori

Fier- Katër persona mbetën të plagosur në qyetetin e Fierit, ndërkohë që policia pas identifikimit ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes.

Ngjarja ndodhi në lagjen Sheq i Madh, në Fier dhe gjithçka nisi si një debat mes autorit dhe të lënduarve,por përfundoi në përdorimin e armëve.

Në konflikt, sipas policisë u përfshinë shtetasit; Ahmet Isufi, 45 vjeç; Amarildo Isufi, 23 vjeç; Tomor Jarua,48 vjeç, Gentian Mata, 30 vjeç me shtetasin Angjelos Sado, 28 vjeç nga Vlora.

Në rrethana ende të paqarta nga policia, 28 vjeçari ka qëlluar më armë, tip pistoletë në drejtim të tyre, në kohën që këta persona ndodheshin afër një objekti në ndërtim e sipër.

Nga të shtënat e armes së zjarrit janë plagosur shtetasit Ahmet Isufi,Amarildo Isufi, Tomorr Jarua dhe Gentian Mata. Shtetasi.Amarildo Isufi, i cili ndodhej në gjendje më të rëndë nga të plagosurit e tjerë është dërguar menjëherë në spitalin e Tiranës. Ndërsa tre personat e tjerë, kanë marrë plagë më të lehta dhe janë në spitalin e Fierit, jashtë rrezikut për jetën.

Pas krimit, 28 vjeçari Sado është nisur në drejtim të Vlorës me një mjet tip benz me targa TR 7529 P. Në vendin e quajtur “Fabrika e tullave”, në hyrje te qytetit të Vlorës ai e ka braktisur mjetin, i cili është gjetur më pas nga policia. Kurse autori i dyshuar i krimit është shpallur në kërkim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›