E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet 20 ditë shënimi i vijës kufitare

Shënimi i vijës kufitare nuk përfundoi sot, ashtu si ishte parashikuar. Sipas anëtarëve të Komisionit për shënimin e vijës kufitare që ishin sot në terren, shkak janë bërë kushtet e vështira atmosferike. Për këtë, ata kanë parashikuar një shtyrje 20 ditë.

Komisioni është duke vendosur pikat në sektorin e katërt, që është dhe sektori i fundit në shënimin e vijës kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës.

Sipas tyre deri tani pothuajse në gjithë vijën kufitare janë vendosur shtylla, që shënojnë kufirin, por për shënimin e plotë duhen edhe 20 ditë.

Edhe pse përfundimi i kësaj procedure lidhej me njohjen e Kosovës nga Maqedonia, duke se ky vendim është shtyrë pa ndonjë afat të caktuar. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›