E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungon mbrojtja, u pezullohen afatet e paraburgimit

Shkodër- Mungesa e avokatëve mbrojtës të të akuzuarve ka sjellë pezullimin e afateve të paraburgimit për tre të pandehur, të cilët akuzohen për vrasje me paramendim për motive gjakmarrjeje.

Bardhok, Dedë e PetritNdoci, nga fshati Mnelë i Shkodrës, akuzohen për vrasjen e shtetasit Prengë Ndue Gega, ngjarje kjo e ndodhur më 26 Shtator1995. Vendimi i gjykatës së shkallës së parë në Shkodër për pezullimin e afateve të paraburgimit është bërë për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës të të akuzuarve, të cilët sot kishin për të paraqitur konkluzionet e tyre para trupit gjykues dhe ky më pas do të jepte vendimin.

Prokuroria e Shkodrës, përmes përfqësuesit të saj Vat Stakaj ka kërkuar dënimin e Bardhok Ndocit me 17 vite burgim, Dedë Ndocit 15 vite burgim dhe Petrit Ndocit me 15 vite burgim.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, sipas akuzës, tre kushërinjtë kanë vrarë 52 vjeçarin Gega për gjakmarrje, pasi vite më parë ai kishte rrahur shtetasin Zef Ndoci dhe ky nga plagët kishte vdekur.

Sipas gjykatës, vendimi i pezullimit të afateve të paraburgimit, do të thotë që ditët që të akuzuarit do të qëndrojnë në burg deri në marrjen e vendimit nga gjykata nuk do u llogariten si ditë burgu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›