Vrau para një viti, arrestohet
ELBASAN-Policia e Elbasanit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e një vrasjeje të ndodhur në qershor të vitit të kaluar. Burime zyrtare të policisë lokale thanë djese “Gentian Ajazi, me banim në lagjen “Luigj Gurakuqi” të qytetit të Elbasanit, është shpallur person në kërkim nga policia, pasi ai është identifikuar dhe dyshohet si autor i vrasjes me armë zjarri të shtetasit Artur Jolldashi”. Ngjarja ka ndodhur në 16 qershor të vitit të kaluar, në vendin e quajtur ‘Uji i Ftohtë’ në rrethin e Librazhdit dhe autori i saj u identifikua së fundi nga policia, pas një pune të gjatë hetimore. Policia bëri të ditur se ka nisur kërkimet intensive për kapjen e shtetasit Gentian Ajazi.