E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule, zhgenjim nga PD, s'perjashton koalicionin me PS

Partia, perfaqesues e minoriteteve ne Shqiperi, PBDNJ e Dules po luhatet mes koalicionit te djathte dhe te majte. Duke qene se sistemi zgjedhor nuk favorizon daljen ne zgjedhje, per shkak se mund te kete penalizim nga proporcionali rajonal, me rritjen fiktive sipas qarqeve te pragut zgjedhor, Dule ka hedhur syte ne drejtim te koalicioneve parazgjedhore. Nderkohe qe shpreh zhgenjim te plote nga qeverisja e te djathteve ne keto kater vite, pjese e te cilit ka qene me nje post ministror, Dule nuk perjashton mundesine e nje koalicioni me te majtet, duke dhene si kohe limit per marrjen e ketij vendimi kongresin e fillim majit te ketij viti. Keshtu, Dule shprehet teper i zhgenjyer nga qeverisja e demokrateve. Edhe pse partia e tij, eshte pjese e koalicionit qeveritar, ai thote se ne kete mandat pati shume pak ndryshime. Duke folur per mediat, ai i cilesoi si dy ane te se njejtes medalje, qeverisjen e socialisteve ne periudhen 2001 -2005 dhe kete te demokrateve, kater vitet e fundit. "Pak ndryshime mund te vihen re ne lidhje me mandatin e meparshem 2001- 2005, sepse me periudha te tjera nuk ka shume pika te perbashketa kontakti, se ishin te natyrave te tjera problemet edhe shqetesimet. Nuk u arrit qe t'i jepet shoqerise ai temp zhvillimesh ne politike, ne ekonomi, ne aspektin social, qe do te gjeneronte energji dhe do te sillte nje situate krejt te ndryshme", tha Dule. Ndoshta per kete arsye, por edhe per shkak te sistemit te ri zgjedhor qe do te aplikohet ne vend, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule nuk perjashton largimin nga koalicioni i djathte dhe bashkimin ne nje koalicion parazgjedhor me te majtet, por gjithsesi ai thekson se ky vendim do te merret nga strukturat e partise. "Nuk mundem te perjashtoj dhe te paragjykoj vendimet e strukturave drejtuese te PBDNJ. Me date 9 maj do te zhvillojme kongresin qe do te marre vendimet perkatese, do prezantoj vendimin politik se si do kandidoj", tha Dule. Deri kohet e fundit PBDNJ, nepermjet perfaqesuesve te saj drejtues eshte shprehur e vendosur per te dale ne zgjedhje e vetme. Gje te cilen e ka bere gati ne te gjitha zgjedhjet parlamentare, duke qene gjithnje pjese e koalicioneve fituese, e reflektuar kjo dhe me marrjen e posteve ministrore me te majtet dhe me te djathtet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›