E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gerdeci", Madhi: Presidenti te ndeshkoje Ina Ramen, Ka shkelur ligjin

"Ne emer te Partise Republikane, i kerkojme Presidentit te Republikes te ndermarre te gjitha aktet institucionale dhe ligjore, per pergjegjesite e prokurorise. Pasi te vleresoje kete deklarim, ka te gjitha kompetencat e duhura per ta cuar nepermjet provave, qe ai do te grumbulloje, dhe te marre sigurisht hapat konkrete mbi pergjegjesite individuale te secilit per kete skandal", tha Madhi. Republikanet kerkoje gjithashtu qe Prokuroria e Tiranes, te nise menjehere shqyrtimin e tabulateve telefonike te kryetarit te grupit te hetimit te ceshtjes "Gerdeci", Sokol Stojani. Ky i fundit sipas tyre, ashtu si dhe kryeprokurorja, ka shperdoruar detyren duke nxjerre informacione sekrete.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›