E Diel, 1 Nëntor 2026

Vret fëmijën me kollare, më pas vret veten nëna 44-vjeçare

Greqi

Tragjedi në një familje shqiptare në qytetin verior të Selanikut në Greqi. Mediat greke shkruajnë se emigrantja shqiptare, Miana Vincani, ka mbytur me kravatë djalin e saj 7-vjeçar dhe më pas i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me thikë. Policia e Selanikut bën të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së mërkurës në apartamentin ku banonte emigrantja në rrugën “Kofitsa”, në zonën e “Agjiu Dhimitriu” në Selanik. Sipas të dhënave të policisë, 44-vjeçarja është gjetur e mbuluar me gjak nga bashkëshorti i saj dhe nga djali i saj i madh, të cilët u kthyen në shtëpi pasi ndodhi ngjarja e rëndë. Gruaja është transportuar menjëherë në spital, por ndërroi jetë pas mbërritjes aty. Mjeku ligjor tha se fëmija ishte mbytur me kravatë, ndërsa plagët e gruas janë shkaktuar nga prerja me thikë. Mësohet se 44-vjeçarja vuante nga çrregullime mendore. Babai i fëmijës kishte dalë xhiro me fëmijën tjetër që kishte çifti. Burri u përpoq që të hapte derën, mirëpo u detyrua ta thyejë, pasi ishte e kyçur nga brenda.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›