E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet i dënuari me 15 vjet burg, trafikoi 1720 kg drogë

21/12/2008  Ngjarja në vitin 2002

GJIROKASTËR - Policia e Gjirokastër ka ndalur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme një shtetas shqiptar, i cili ishte dënuar nga drejtësia shqiptare me 15 vjet heqje lirie me akuzën “trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, ngjarje kjo ndodhur në vitin 2002 në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së Qarkut të Gjirokastrës pohuan se Florian Shtalbi, 37 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, kishte arritur t’i shpëtonte ndalimit në flagrancë gjashtë vjet më parë për shkak të errësirës, por rreth orës 6:00 ai është ndaluar në banesën e tij në kryeqytet. “Florian Shtalbi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare gjashtë vjet më parë, pasi në korrik të vitit 2002, në pikën e kalimit kufitar Kakavijë, shërbimet e policisë kanë gjetur të fshehur në automjetin e tij 1720 kilogramë lëndë narkotike”, - thanë burime zyrtare, duke nënvizuar se 37-vjeçari aktualisht ndodhet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Gjirokastrës dhe ndaj tij kanë filluar procedurat ligjore për të vuajtur vitet e dënimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›