Kapshticë, kapen brenda kamionit 7 afganë
21/12/2008 Në timon një shtetas turk. Mendohet se afganët më pas do të kalonin ilegalisht drejt Italisë
KAPSHTICE - Gjatë një kontrolli të ushtruar në doganën e Kapshticës sektori i antikontrabandës ka mundur të zbulojë në një kamion me targa të huaja 7 shtetas afganë, të cilët po tentonin të hynin në doganën shqiptare të Kapshticës në mënyrë ilegale. Paraprakisht mendohet se destinacioni tyre përfundimtar do të ishte Italia, gjithsesi policia i ka marrë në pyetje për të mësuar më shumë mbi mënyrën e trafikimit të tyre dhe personat e mundshëm të implikuar në këtë trafik.
Afganët
Kapja e 7 afganëve është konfirmuar nga burime pranë drejtorisë së policisë të Qarkut të Korçës. Nga të njëjtat burime mësohet se 7 afganët kishin udhëtuar në drejtim të Shqipërisë me një kamion, i cili drejtohej nga një shtetas turk. Mësohet gjithashtu se kamioni ishte i ngarkuar me matës elektrikë, të cilët ishin porositur nga një subjekt privat, dhe 7 afganët ishin fshehur pas ngarkesës brenda kamionit. Duket se kalimi i tyre ishte menduar të realizohej gjatë ditëve kur dy doganat, ajo shqiptare dhe ajo greke, janë në presionin e fluksit të madh të emigrantëve dhe kontrollet e imtësishme janë të pamundura për shkak të numrit të madh të emigrantëve që kalojnë kufirin shqiptar. Ndryshe nga sa ishte menduar në realizimin e këtij skenari, sektori i luftës kundër kontrabandës ka ushtruar një kontroll të imët mbi kamionin e drejtuar nga shtetasi turk. Kjo edhe për arsyen se gjatë këtij viti ka pasur edhe shumë tentativa të tjera të shtetasve afganë për të hyrë në Shqipëri, ku pothuajse në të gjitha rastet drejtuesit e automjeteve kanë qenë shtetas turq. Pothuajse dhe në rastet e tjera është tentuar kalimi i klandestinëve afgane në pikun e lëvizjes në doganën shqiptare dhe greke. E njëjta gjë ka ndodhur edhe ditën e shtunë, kur pas kontrollit të ushtruar ka rezultuar se brenda kamionit të ngarkuar me matës elektrikë fshiheshin 7 afganë. Pas kapjes së tyre policia ka ndjekur të gjitha procedurat përkatëse dhe së fundi i ka nisur drejt Tiranës për t’u riatdhesuar. Itinerari i afganëve ishte kalimi në Shqipëri nga Greqia dhe më pas trafikimi ilegal drejt Italisë. Në të gjitha rastet ky trafikim është përpjekur të realizohet nga shtetas turq që kryejnë biznese private në Shqipërinë.