Vret nënën për paratë e heroinës
Një përdorues droge ka vrarë nënën e tij, pasi kjo nuk i jepte para për të konsumuar drogë. Altin Birko e ka kryer këtë krim dje, pasdite, në Tiranë, ndërkohë që më vonë ka ndjerë pendesë, duke u vetëdorëzuar në polici. Burimet policore bënë të ditur se rreth orës 18:30 janë njoftuar se një vrasje kishte ndodhur pranë tregut të Medresesë. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia ka vënë re se ishte një krim brenda familjes.
Sipas të dhënave paraprake, Altin Birko ka qëlluar me thikë të ëmën e tij, 53 vjeçe, Shpresa Birko, duke e lënë atë të vdekur në vend. Nga grupi hetimor mësohet se i riu është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në morgun e Tiranës. Policia ka marrë në pyetje të afërmit e viktimës, të cilët kanë deklaruar se krimi në familje kishte ardhur pas një konflikti mes nënës me të birin. Sipas të dhënave, Birko ishte përdorues i drogave të forta dhe pikërisht përdorues heroine. Shpeshherë, ai merrte para në shtëpi për të blerë drogën, të cilën kishte tentuar disa herë ta linte, por nuk ia kishte arritur qëllimit. Në këto kushte, gjendja ekonomike e familjes Birko është përkeqësuar, kështu që i riu ka tentuar të gjejë para të tjera, duke hyrë edhe në borxh. Madje, ai ka filluar të vendosë autoritetin në familje, duke kërkuar medoemos para. Këto kanë qenë shkaqet që kanë sjellë edhe konfliktin mes nënës me të birin, që më pas ka degjeneruar në konflikt. Në një moment, i riu ka rrëmbyer thikën në kuzhinë dhe ia ka ngulur të ëmës disa herë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Sipas ekspertëve të Mjekësisë Ligjore, një nga goditjet e ka kapur viktimën Shpresa Birko në zemër. Kjo mendohet se ka qenë edhe goditja vdekjeprurëse për të. Pellgu i gjakut, i krijuar në banesë, ka sjellë panik te narkomani, i cili është larguar me shpejtësi. Policia e ka shpallur në kërkim Altin Birkon dhe ka ngritur një sërë postblloqesh për kapjen e tij.
Por, pa kaluar shumë kohë nga vrasja, autori është penduar për këtë krim të rëndë brenda familjes dhe është paraqitur në Komisariatin nr. 3, ku është vetëdorëzuar. Ai ka treguar për uniformat blu gjithë skenën e ngjarjes, ndërkohë që është shprehur i penduar. Ndërkohë, policia nuk ka shpjeguar nëse ka pasur familjarë të tjerë brenda banesës në kohën që ndodhi krimi. Megjithatë, hetimet për këtë ngjarje, që ka tronditur kryeqytetin kanë vijuar deri në orët e vona të natës për dokumentimin e plotë të saj. Në përfundim të hetimeve, Altin Birko u arrestua nën akuzën e vrasjes me dashje.