Vrionasit, ashtu siç nuk njihen në librat e historisë
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Për 60 vjet, familja Vrioni nuk u përmend në librat e historisë. Pjesëtarët e kësaj familjeje u shpërblyen me 56 vite burg në qelitë më të errëta të diktaturës. Ishte kjo, një nga arsyet që e nxiti historianen Marela Guga, përgjegjëse e Muzeut Historik të Beratit, të studiojë historinë e kësaj familjeje. “Përpjekja ime për të paraqitur pjesën e panjohur të kësaj familjeje, kontributin për Beratin dhe për gjithë Shqipërinë të disa prej trashëgimtarëve të saj, me shtyti ta titulloj librin “Vrionasit ndryshe”, -thotë ajo. Ndër risitë që sjell libri i saj, është parashtrimi i sfidave të para të diplomacisë shqiptare, në një kohë kur Shqipëria nuk kishte ende konsullata dhe përfaqësi diplomatike, nga patrioti Vrionas Mehmet Ali Vrioni së bashku me Abdyl Frashërin. “Edhe pse Shqipëria nuk kishte të drejtë të përfaqësohej në institucionet evropiane, këta gjetën mënyrën për të ngritur çështjen shqiptare në kancelaritë evropiane. Por si dhe ku u mbështet autorja Mariela Guga në grumbullimin e fakteve? Ja se çfarë tha ajo për gazeën.
-“Vrionasit ndryshe”, një botim historik jo thjesht për një figurë, por për një grup figurash të dala nga e njëjta familje. Si lindi iniciativa juaj për të ndërmarrë këtë hulumtim?
Isha duke punuar për mikrotezën dhe mendova që gjëja më e mirë që mund të bëja për qytetin tim, Beratin, ishte pikërisht kjo. Të hidhja dritë mbi ato figura që dikur ishin parë bardhezi, ti sillja intelektualët e familjes Vrioni me të gjithë sfondin shumëngjyrësh të aktivitetit të tyre.
-Ku i gjetët të dhënat; U mbështetët në arkivat familjare, në arkivat e Beratit, Arkivin Qendror apo edhe në burime të tjera?
Për Vrionasit ishte folur pak dhe ishte shkruar edhe më pak. Kishte shumë pak në fondin personal, në Arkivin e Shtetit në Tiranë. Më duhej të shikoja shumë fonde; fondin e Ministrisë së Jashtme (ku unë kam punuar për një kohë të gjatë) fondin e Ministrisë së Brendshme, fondin e Prefekturës së Beratit dhe fonde të tjera në Arkivin e Shtetit. Ndërsa në bibliotekën e Beratit dhe në Muzeun Historik nuk kishte asgjë, gjeta vetëm një material për Mehmet Ali Vrionin. Ndërsa për kontributin në pikëpamje kulturore të Vrionasve, zëre se e nisa çdo gjë nga e para.
-Po në bibliotekat e vrionasve të sotëm, gjetët gjë?
Familjet vrionase janë larguar me kohë nga Berati. Më tepër kam shfrytëzuar shtypin e kohës, gazetat, revistat e atyre viteve, ndërsa ata përfaqësues të familjes Vrioni që ndodhen në Berat janë degë e largët dhe unë kërkoja të dhëna sa më të sakta. Për këtë arsye preferova të mbështetem në burime sa më të afërta, burimeve arkivore që pasqyronin gjithë aktivitetin politik, kulturor, politikën e jashtme të përfaqësuesve më në zë të familjes Vrioni.
-A keni dijeni për të dhënat mbi këtë familje që ruhen në arkiva të huaj?
Po, ka shumë fakte për disa nga Vrionasit në arkivat e disa vendeve, por unë nuk kam patur mundësi të lëviz. Sidomos në Greqi ka një arkiv të pasur pasi Iliaz Vrioni përshembull ka jetuar atje dhe ka pasur një pjesë të familjes. Besoj se këto do të mbeten për një punë të mëtejshme kërkimore. Kjo që unë kam sjellë, është vetëm një pjesë e kërkimit. Ka ende për të kërkuar dhe për tu thelluar. Përshembull, një pjesë e materialeve të familjes së Iliaz Vrionit ndodhen tek ish-gruaja e Jusuf Vrionit në Itali.
-Në librat shkollorë, a e shihni të trajtuar mjaftueshmëm dhe objektivisht rolin e derës Vrionase në historinë e Shqipërisë?
Është trajtuar shumë pak dhe nuk është trajtuar në planin subjektiv jeta e përfaqësuesve të saj.
Në rrafshin lokal ne po përdorim metoda të ndryshme që të zbulojmë figurën e Vrionasve me të gjitha karakteristikat e portretit të tyre, për të mos mbetur tek një mënyrë klasike e thatë e përshkrimit. Kemi realizuar një sërë emisionesh televizive në “TV Onufri”, gjithshtu, kemi ndërmarrë edhe konkurse mes shkollave të mesme, që të rinjtë të marrin ato njohuri me vlerë informuese dhe formuese për këto figura të spitakura, që nuk ofrohen sot për sot nga tekstet shkollore.
Intervistoi Denisa KONA
Telegrami i Vrionit tregon mashtrimin e qeverisë greke për çamët
Tiranë, 14 prill 1924
Zoti ministër.
Kam nderin të njoftoj Shkëlqesinë Tuaj se Zoti Kocotakis, i ngarkuar me Punë i Greqisë, më ka bërë të ditur më 26 marsin e kaluar, që qeveria e tij nuk ka menduar të këmbejë popullsitë shqiptare të Greqisë dhe se për më tepër, asnë nga këta shqiptarë nuk është ankuar deri më tani për masat e qeverisë greke.
Në vijim të këtyre deklaratave, i kam dërguar informata Legatës Shqiptare në Athinë. Bashkëngjitur këtu Ju do të gjeni pjesën e përgjigjes së përfaqësuesit tonë në këtë qytet.
Siç del nga kjo, në vijim të masave të marra nga autoritetet greke, popullsia shqiptare e Greqisë është zhveshur tërësisht nga pasuritë dhe është dëbuar nga vatrat e saj. Për sa kohë që do të qëndrojnë këto masa, nuk mund të shpresohet asnjë përmirësim i çfarëdoshëm i deklaratës dashamirëse të Qeverisë greke.
Nga ana tjetër, sipas një telegrami që sapo mora nga Vlora, shqiptarë të Çamërisë janë arrestuar dhe burgosur në masë në Janinë me qëllim që të dërgohen në Turqi. Do tisha shumë mirënjohës Shkëlqesisë Suaj, nëse Ajo do arrinte të bënte shfuqizimin e këtyre masave.
Pranoni Zoti Ministër sigurimet e konsideratës sime shumë të lartë
Ministri i Punëve të Jashtme
QASH, viti 1924
Hysen Vrioni, ministër i Punëve të Jashtme në Tiranë i drejtohet Erik Drummondit, Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve, Gjenevë
“Pazari turko- grek po i shkëmben çamët si bagëti”
16 nëntor 1925
Qeveria shqiptare është e informuar se të deleguarit turko-grekë pranë Komisionit Mikst kanë marrë vendimin për të këmbyer pesëmijë shqiptarë të Çamërisë me pesëmijë grekë të Kostandinopojës. Kjo ujdi përbën një kundërvënie të plotë si ndaj zotimeve të Greqisë për të përjashtuar nga këmbimi shqiptarët e Çamërisë, ashtu edhe ndaj dispozitave të Traktatit të Pakicave që janë vendosur nën garancinë e Lidhjes së Kombeve. Përveç këtij pazari turko-grek që i sheh shqiptarët e Greqisë si një kope bagëtish, Qeveria shqiptare ka prova konkrete se autoritetet greke të Çamërisë bëjnë çështë e mundur për të detyruar elementin shqiptar të mërgojë në Turqi dhe për të arritur këtë qëllim asnjë mjet dhune nuk është kursyer. Madje, synimi i qeverisë greke për të hequr qafe pakicën shqiptare në Greqi është shfaqur qartë në raportin e pestë të përfaqësusve më datën 3 gusht ku është thënë se Greqia shpresë të nisë si të këmbyeshëm sa më shumë myslimanë. Nga ana tjetër, qeveria shqiptare tërheq vëmendjen e Shkëlqesisë suaj rreth një fakti që ka rëndësi thelbësore nga pikëpamja e rendit dhe e qetësisë së vendit. Në të vërtetë, shqiptarët që u detyruan të mërgojnë në Turqi, kthehen në Shqipëri në kushte shumë të këqija, kushte që mund të kenë pasoja shumë të rënda. Për të gjitha këto arsye, qeveria shqiptare proteston me forcë kundër trajtimit që u bëhet shqiptarëve dhe i lutet Lidhjes së Kombeve ta detyrojë Greqinë të respektojë zotimet e saj ndërkombëtare.
Ministri i Punëve të Jashtme
Hysen Vrioni d.v.
AQSH V. 1925
Hysen Vrioni
“Katundet që i kthehen Çamërisë me të gjitha të drejtat qytetnore”
Hysen Vrioni, ministër u Punëve të Jashtme në Tiranë i drejtohet delegateve shqiptare në Ankara e Athinë dhe konsullatës në Korfuz
Tiranë më 16 mars 1926
Këtu poshtë komunikojmë telegramin e Mehdi Frashërit mbas marrëveshjes midis nesh dhe Ministrit të Greqisë. Këshilla vendosi që gjithë Çamëria dhe katundet Gardiq e Dragumi janë shqiptare dhe u kthehen gjithë të drejtat qytetnore
(Nënshkruar) Hysen Vrioni
AQSH, viti 1926
Një libër për Ilias Vrionin
Një libër për Iliaz Vrionin i historianit Asllan Sulo sjell fakte të panjohura rreth kësaj figure të patrajtuar siç duhet në historinë e Shqipërisë. Historia dhe detyrimi i të sotmes ndaj saj gjejnë një pikëlidhje të fortë në faktin se as sot e kësaj dite nuk dihet se ku prehet trupi i patriotit dhe mësuesit beratas që Vexhi Buharaja e ka portretizuar si “…njeri që adhuronte të vërtetën, të drejtën dhe idealin”. Në promovimin e librit të tij, autori Sulo kujton këtë moment: “ Diktatura në mënyrën më të poshtër dhe tinzare ia hodhi kockat Iliaz Vrionit në një gropë plehrash jashtë qytetit. Ishte muzgu i një mbrëmjeje të kobshme, kur një 13-14-vjeçar e pa skenën rrënqethëse, se si karrocieri e mori para duarve dhe e hodhi në atë karrocë dyrrotëshe trupin e Iliazit. Sot e kësaj dite, eshtrat e tij nuk dihet ku janë. Para disa vitesh iu dha titulli “qytetar nderi” djalit të Iliazit, Jusuf Vrionit, por nuk është bërë asgjë për vetë Iliaz Vrinonin”, deklaroi autori në takimin promovues me përfaqësues të Departamentit të Diasporës në Ministrinë e Jashtme, përfaqësues të pushtetit lokal të Beratit si dhe familjarë të derës së madhe Vrionase. Më tej, autori tha se është munduar ta trajtojë sa më objektivisht këtë figurë me të gjitha vlerat dhe të metat e saj. “Unë, -tha autori,-kam pasur vërejtjet e mia në qëndrime të caktuara të kësaj figure, por ne duhet ti japim atë që i takon. Nuk është e vërtetë se Iliazi ka firmosur traktatin famëkeq të aleancës difensve me Italinë fashiste”.
Ky lajm është publikuar: 04/05/2010