E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vriten 5 ushtarë amerikanë në Afganistan

Pesë ushtarë amerikanë janë vrarë gjatë 24 orëve të kaluara si pasojë e sulmeve me bomba, ka njoftuar sot misioni i NATO-s në Afganistan.

Dy ushtarë janë vrarë pas një shpërthimi në jug të Afganistanit, rajon ky në të cilin kryengritja është më intensive.

“Dy pjesëtarë të misionit të NATO-s nga SHBA-ja janë vrarë si pasojë e një shpërthimi në jug të Afganistanit”, u theksua në kumtesën e NATO-s.

Një ushtarë i tretë ka humbur jetën pak kohë më vonë, gjithashtu si pasojë e një shpërthimi, duke e ngritur në pesë numrin e ushtarëve të vrarë amerikanë gjatë 24 orëve të fundit.

Që nga fillimi i këtij viti, në Afganistan kanë humbur jetën 38 ushtarë të huaj, përfshirë këtu edhe 25 ushtarë amerikanë. Është ky muaji deri me tani më i përgjakshëm për forcat e huaja në Afganistan, që nga përmbysja e talebanëve nga pushteti në vitin 2001.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›