Luftë me policinë, plagoset i shumvëkërkuari për vrasje
Një person i kërkuar për vrasje mbeti i plagosur dje pasi shkëmbeu zjarr me forcat e policisë, që organizuan aksionin për arrestimin e tij.
Dashamir Biçaku
Feim Gjoni, i dënuar me 19 vjet burg për vrasje ra në prangat e forcave speciale, të cilët që në orët e mëngjesit kishin rrethuar banesën ku strehohej i dënuari. Aksioni i policisë është zhvilluar në zonën e Kodrës së Kuqe në Babrru, periferi e Tiranës, pranë banesës ku qëndronte i kërkuari, pronë e dy vëllezërve të tij nga Kukësi. Shkëmbimi i zjarrit ndodhi në kohën kur i dënuari për vrasje është hedhur nga kati i dytë i shtëpisë dhe në tentativë për t’u larguar, qëlloi me armë zjarri për të çarë rrethimin e policisë. Forcat e rendit janë kundërpërgjigjur duke arritur të plagosin në këmbë të shumëkërkuarin. Ai kishte vetëm 20 ditë që kishte hyrë në Shqipëri pas kthimit nga Anglia. Gjatë kësaj kohe, ai është strehuar në shtëpinë e vëllezërve të tij në Babrru, në lagjen e njohur me emrin Kodra e Kuqe. Policia e Kukësit dhe ajo e Tiranës, rreth një javë më parë kanë marrë informacionin për kthimin e të kërkuarit nga Anglia dhe vendqëndrimin e tij. Aksioni është zhvilluar rreth orës 06:30 të mëngjesit, kur forcat e speciale të RENEA-s dhe të njësisë operacionale të Drejtorisë së Tiranës, rrethuan banesën 2-katëshe të familjes Gjoni, në Babrru. Efektivat blu kanë filluar veprimet e tyre për të kapur në befasi 33-vjeçarin e dënuar. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Feim Gjoni akuzohet se më 1 tetor 2000 ka vrarë me armë zjarri në fshatin Kalimash të Kukësit, Hasan Trunin.
Përplasja
Aksioni i policisë për arrestimin e të dënuarit për vrasje filloi ende pa gdhirë dita e djeshme. Objektivi që duhej prangosur nga forcat speciale, ishte një person i akuzuar se ka vrarë për gjakmarrje, bashkëfshatarin e tij, Hasan Truni në Kukës. Për shkak të rrezikshmërisë së personit efektivave të RENEA-s, u është treguar terreni në të cilin do të vepronin gjatë aksionit. Pas kësaj forcat speciale kanë kryer rrethimin në distancë me mjete dhe veshje civile për të mos rënë në sy. Sapo kanë nisur të kryejnë veprimet e tyre, policia është diktuar nga i kërkuari i cili ka nisur të lëvizë nëpër banesë me qëllim për t’iu shmangur efektivëve të policisë. Madje, ai ka qëlluar me armë në drejtim të tyre më shpresën se mund të zmbrapste forcat e rendit dhe më pas të ikte për t’i shpëtuar prangosjes. Forcat e RENEA-s dhe të policisë i janë përgjigjur me armë personit në kërkim. Në këtë moment ai është hedhur nga kati i dytë i banesës, duke u plagosur në këmbë. Efektivat e RENEA-s reaguan menjëherë, duke prangosur të dyshuarin. Pas kësaj 33-vjeçari Feim Gjoni, është nisur me urgjencë për në Spitalin Ushtarak ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore nën ruajtjen e forcave të policisë.
Hetimi
Në vendin e ngjarjes policia bllokoi armën e përdorur nga i kërkuari, si dhe gëzhojat e predhat e gjetura aty. Ndaj 33-vjeçarit policia ka nisur procedimin penal për akuzat “armëmbajtje pa leje” dhe “vrasje e mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë, si dhe kundërshtim me armë i policisë”. Krimi për të cilin është dënuar Feim Gjoni, ka ndodhur më 1 tetor të vitit 2000. Në këtë kohë ai ka vrarë Hasan Trunin në fshatin Kalimash të Kukësit. Vrasja ka pasur si motiv gjakmarrjen, pasi pak muaj më parë vëllai i Hasanit kishte vrarë me thikë në një lokal një të afërm të Feim Gjonit. Për t’u hakmarrë Feimi, bashkë me një person tjetër ka vrarë me armë ekzekutorin e vëllait dhe më pas ka lajmëruar edhe familjen e viktimës për hakmarrjen. Prej asaj kohe, Feim Gjoni ka emigruar në Angli për t’u kthyer 20 ditë më parë. Për vrasjen e kryer në Kalimash, i arrestuari është dënuar nga Gjykata e Kukësit dhe më pas nga Gjykata e Apelit të Shkodrës, me 19 vite burg.
I kërkuari refuzon hetuesit
Një oficer i policisë së Kukësit shkoi dje në Spitalin Ushtarak për të marrë në pyetje Feim Gjonin. I kërkuari ndodhej aty për të marrë mjekime, pasi mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë. Sipas burimeve të policisë dhe të spitalit, i kërkuari është jashtë rrezikut për jetën. Aty ai është pyetur nga një oficer i policisë së Kukësit, por 33-vjeçari nuk ka pranuar të japë sqarime për ngjarjen e ndodhur në vitin 2000. I arrestuari është dënuar për këtë ngjarje dhe sipas policisë, kishte vrarë për t’u hakmarrë për vëllain e tij.