E Diel, 1 Nëntor 2026

Wollfarth: Zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve lokale të 8 majit Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ka bërë sërish apel për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në një prononcim për mediat pas takimit me drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Hysni Burgaj, ambasadori Wollfarth theksoi se policia është e ndërgjegjshme që qytetarët kanë të drejtë të kenë akses në qëndrat e votimit për të votuar të lirë.
 

“Prezenca e OSBE-së do ta ndihmojë policinë e shtetit me çështjet e komunikimit për të mbuluar disa zona të thella të Shqipërisë” theksoi Wollfarth duke shtuar se policia është duke u përgatitur në mënyrë të shkëlqyer që të zhvillohen zgjedhje të qeta dhe të suksesshme.
 

Ndërsa drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Burgaj deklaroi se e ka informuar ambasadorin Wollfarth për të gjitha masat e ndërmarra nga policia për zgjedhjet lokale të 8 majit.

“E njoha ambasadorin me planet e detajuara të veprimit të policisë dhe e falenderova për mbështetjen që na ka dhënë për procesin zgjedhor por edhe për ndihmën që do na japin për komunikimin në zonat e thella” theksoi Burgaj.
 

Më tej Burgaj ka garantuar të gjithë shqiptarët që policia është e angazhuar në zbatim të ligjit si policia e të gjithve, e paanshme dhe në respekt të ligjit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›